Kategoritë

ZGJEDHJE Gjithsej 2.717 organizata vendase, ndërkombëtare, gazetarë dhe përkthyes do të vëzhgojnë në ditën e votimit

Dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik do të vëzhgohet  nga 8 organizata të akredituara të shoqërisë civile nga vendi , me gjithsej 2508 vëzhgues vendas. 21 misione ndërkombëtare vëzhguese, ambasada dhe përkthyes u akredituan, ose gjithsej 154 vëzhgues dhe përkthyes ndërkombëtarë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve akreditoi gjithashtu 55 gazetarë të huaj për të raportuar në ditën e votimit më  15 korrik.

CIVILi do ti vëzhgojë zgjedhjet me 314 vëzhgues të akredituar, të cilët do të lëvizin ditën e zgjedhjeve, sipas metodologjisë së vendosur për monitorimin e zgjedhjeve. Vëzhguesit e CIVILit  do të përfshijnë 15 kategori parregullsish, duke e  përfshirë financimin politik dhe respektimin e protokolleve për  mbrojtjen nga  Covid-19.

Organizatat vendase që do të vëzhgojnë edhe ditën e votimit janë Inkluziva me 86 vëzhgues, MOST me 1212 vëzhgues, AKSIOS-2017 me 830 vëzhgues, Qendra kombëtare Rome  – Kumanovë me 38 vëzhgues, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër, Shkup  me 15 vëzhgues, Qendra Maqedonase për Kulturë dhe Zhvillim me 4 vëzhgues dhe Së bashku mundemi – Gostivar me 9 vëzhgues.

Si vëzhgues dhe përkthyes ndërkombëtarë të akredituar do të vëzhgojnë  nga IFES, OSBE / ODIHR, Ambasada e Kanadasë në Beograd, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Ambasada e Francës, Ambasada e Malit të Zi, Ambasada e Republikës së Bullgarisë,  Ambasada e Republikës së Kroacisë, Ambasada e Kosovës, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Republikës Çeke.

Gazetarë të  huaj të akredituar që dë të informojnë për zgjedhjet do të kenë News247 – Greqi, Zëri i Amerikës, Al Jazeera – Anglisht, Associated Press, Al Jazeera Ballkan, Agjencia Evropiane Photo Press,   EPA, Reuters, AFP, Radio Televizioni i Kosovës, Radio Televizioni Turk , Euro News Albania, BBC Serbia, ANA – MPA dhe ERT Greqi, Anadolu Agency dhe ARD – Gjermani.

Gjithsej 2.717 vëzhgues vendas, përkthyes, vëzhgues ndërkombëtarë dhe gazetarë të huaj do ta vëzhgojnë procesin zgjedhor.

Në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor vendoset  për akreditime shtesë për BBC Serbi, Euronews Albania, Qendra Maqedonase për Kulturë dhe Zhvillim, Anadolu Agency Turqi, ANA-MPA, Televizioni ERT  – Greqi, Shoqata e Personave me aftësi të kufizuara Së bashku mundemi – Gostivar .