Dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik do të vëzhgohet nga 8 organizata të akredituara të shoqërisë civile nga vendi , me gjithsej 2508 vëzhgues vendas. 21 misione ndërkombëtare vëzhguese, ambasada dhe përkthyes u akredituan, ose gjithsej 154 vëzhgues dhe përkthyes ndërkombëtarë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve akreditoi gjithashtu 55 gazetarë të huaj për të raportuar në ditën e votimit më 15 korrik.
CIVILi do ti vëzhgojë zgjedhjet me 314 vëzhgues të akredituar, të cilët do të lëvizin ditën e zgjedhjeve, sipas metodologjisë së vendosur për monitorimin e zgjedhjeve. Vëzhguesit e CIVILit do të përfshijnë 15 kategori parregullsish, duke e përfshirë financimin politik dhe respektimin e protokolleve për mbrojtjen nga Covid-19.
Organizatat vendase që do të vëzhgojnë edhe ditën e votimit janë Inkluziva me 86 vëzhgues, MOST me 1212 vëzhgues, AKSIOS-2017 me 830 vëzhgues, Qendra kombëtare Rome – Kumanovë me 38 vëzhgues, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër, Shkup me 15 vëzhgues, Qendra Maqedonase për Kulturë dhe Zhvillim me 4 vëzhgues dhe Së bashku mundemi – Gostivar me 9 vëzhgues.
Si vëzhgues dhe përkthyes ndërkombëtarë të akredituar do të vëzhgojnë nga IFES, OSBE / ODIHR, Ambasada e Kanadasë në Beograd, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Ambasada e Francës, Ambasada e Malit të Zi, Ambasada e Republikës së Bullgarisë, Ambasada e Republikës së Kroacisë, Ambasada e Kosovës, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Republikës Çeke.
Gazetarë të huaj të akredituar që dë të informojnë për zgjedhjet do të kenë News247 – Greqi, Zëri i Amerikës, Al Jazeera – Anglisht, Associated Press, Al Jazeera Ballkan, Agjencia Evropiane Photo Press, EPA, Reuters, AFP, Radio Televizioni i Kosovës, Radio Televizioni Turk , Euro News Albania, BBC Serbia, ANA – MPA dhe ERT Greqi, Anadolu Agency dhe ARD – Gjermani.
Gjithsej 2.717 vëzhgues vendas, përkthyes, vëzhgues ndërkombëtarë dhe gazetarë të huaj do ta vëzhgojnë procesin zgjedhor.
Në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor vendoset për akreditime shtesë për BBC Serbi, Euronews Albania, Qendra Maqedonase për Kulturë dhe Zhvillim, Anadolu Agency Turqi, ANA-MPA, Televizioni ERT – Greqi, Shoqata e Personave me aftësi të kufizuara Së bashku mundemi – Gostivar .