Kategoritë

REFLEKTOR Reflektor: CIVILi shënon mbi 20 raste me gjuhë të urrejtjes, vazhdon monitorimi i financimit politik

Ekipi monitorues i CIVILit nga mbrëmë deri sot ka regjistruar dhe arkivuar rreth njëzet përmbajtje me gjuhë të urrejtjes dhe dezinformata në rrjetet sociale. Profesoresha dhe kandidatja për deputete e partisë “Tvoja” është shënjestër e gjuhës së urrejtjes në rrjetin social tuiter.

Gjykatësi  i shkarkuar Panëevski përhap gënjeshtra dhe dezinformata për LSDM dhe BDI. Ekipi monitorues i CIVILit mes postimeve tjera të Pançevskit  ka vërejtur edhe gjuhë të urrejtjes ndaj CIVILit, gjegjësisht, ndaj iniciativës “Voto”. Postimi i njëjtë pas një ore paraqitet edhe në profilin në Fejsbuk të Milenko Nedellkovskit, ku vërehen edhe dhjetëra komente me gjuhë të urrejtjes ndaj Pero Arsovskit.

Patriotët e rremë nga VMRO-DPMNE, ode BMPO-DPMHE! Përmbajtjet mund ti lexoni në gjuhën maqedonase në CIVIL Media, dhe në gjuhën shqipe në Drejt.mk.

CIVILi vazhdon me iniciativën “Voto” në rrjetet sociale, për të inkurajuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të dalin në votime më 15 korrik. Zgjedhjet erdhën në një kohë të pandemisë kur mbrojtja e shëndetit publik ështe përparësi. Prandaj, CIVIL i bën thirrje të votohet, por edhe për respektimin  maksimal të masave të mbrojtjes nga koronavirusi në ditën e zgjedhjeve.

Figura të njohura publike, aktivistë qytetarë, aktorë, muzikantë, gazetarë e njohën rëndësinë e të drejtës së votës dhe pse pjesëmarrja më 15 korrik është e nevojshme dhe e mbështetën nismën e CIVIL-it. Kështu, kjo nismë u mbështet nga: Pero Arsovski, aktor dhe mbështetës i madh i vlerave demokratike dhe evropiane, Dorina Ajdini, aktiviste qytetare dhe prezantuese e njohur në TV, Irena Sterijovska, regjisore dhe aktiviste, muzikanti Mirko Popov, i njohur edhe si PMG Kolektiv Alektiv, gazetar dhe aktivist, Zoran Kardulla, stilist dhe aktivist, Bubo Karov, artist multimedial, Katerina Kollozova, profesore universitare dhe aktiviste qytetare dhe të tjerë. Video përmbajtjet me mesazhe mund ti ndiqni në Fejsbuk faqen civil.mk.

Financimi i partive politike është në fokusin e posaçëm të organizatës, ndërsa mbi këtë segment të rëndësishëm punon ekip i veçantë që me vëmendje i ndjek dhe i analizon aktivitetet e partive politike dhe kandidatëve të tyre gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Arena politike në këto zgjedhje është zhvendosur në Facebook

Në një situatë kur qasjet tradicionale, siç është demonstrimi i numrave përmes tubimeve klasike parazgjedhore dhe kontakti i drejtpërdrejtë me votuesit në fushatat “derë më derë” janë jashtë lojës, partitë mund t’i lejojnë vetes (as që kanë zgjidhje tjetër) për të devijuar pjesën më të madhe të buxheteve të tyre të cilat përndryshe do ta shpenzonin në skena të shtrenjta, zërime dhe autobusë për tubime – në reklamim në rrjetet sociale.

Analizat e ekipit monitorues që e ndjek financimin e partive politike mund ti lexoni në Drejt në gjuhën shqipe, dhe në gjuhën maqedonase në CIVIL Media.

Përkujtojmë:  Ekipi monitorues i CIVIL-it zbulon dhe arkivon përmbajtje me gjuhë të urrejtjes çdo ditë dhe boton disa prej tyre në platformën e saj mediatike. CIVILi u bën thirrje institucioneve kompetente të bëjnë çmos për të parandaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe t’i sanksionojnë ato përkatësisht. Gjuha i urrejtjes në një shoqëri të civilizuar nuk duhet të lejohet kurrë, dhe ai duhet të zhduket. Gjuha e urrejtjes kalon lehtësisht në vepra të urrejtjes. Orientimet dhe përkatësitë  personale, qofshin ato fetare, politike, seksuale apo tjera, në një shoqëri demokratike që synon vlera civilizuese dhe evropiane, nuk duhet të jenë objekt diskutimi, kureshtjeje nga smira, diskriminimi dhe i perceptimit personal se si duhe të duket dhe të sillet një person i caktuar dhe të përmbush “kritere” sipas shijes së dikujt, e veçanërisht kur personi në fjalë nuk e rrezikon identitetin dhe integritetin e askujt.