• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

CIVIL përsëri në shënjestër të gjuhës së urrejtjes – një nxitje për ekspozim edhe më të ashpër të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes

July 5, 2020
in BALLINA, LAJME
CIVIL përsëri në shënjestër të gjuhës së urrejtjes – një nxitje për ekspozim edhe më të ashpër të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes
Share on FacebookShare on Twitter

Natyrisht, sulmet ndaj CIVIL nuk zbehen, dhe ekspozimi i gjuhës së urrejtjes në kontekstin zgjedhor arrin qëllimin e tij. Nëse shikojmë sa, dhe për çfarë u sulmua CIVIL-i gjatë kësaj periudhe zgjedhore, do të shohim që të njëjtat struktura dhe shpërndarës të gjuhës së urrejtjes po qarkullojnë rreth lajmeve që ekspozojnë gjuhën e urrejtjes.

Në lajmet që CIVIL publikoi nën titullin “Antonio Milloshoski iu bashkua urrejtjes “teovel” dhe e publikoi atë në faqen në Facebook të CIVIL-it (CIVIL MK), u shfaqën një seri komentesh me gjuhë të urrejtjes. Në komentet akuzohet organizata se i urren maqedonasit, se janë nacistë dhe se Zoti do ta ndëshkojë organizatën, natyrisht, me komente kërcënuese se ata e dinë se kush po e financon organizatën dhe për çfarë.

Si kujtesë, nëse dikush është i interesuar për financat e organizatës, ata janë të lirë të vizitojnë uebfaqen e organizatës civil.org.mk.

Deri më tani, CIVIL-i dhe disa anëtarë të organizatës kanë qenë në shënjestër të gjuhës së urrejtjes disa herë, dhe selia e CIVIL-it është vandalizuar përmes mesazheve fyese dhe kërcënuese.

Kishte reagime dhe gjuhë të urrejtjes ndaj CIVIL-it edhe pas shpalljes së lajmit “Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimi ndaj aktivistit Nenad Jovanoviq”, “Mickoski në tubim partiak përsëri shkel masat dhe rekomandimet!”, dhe nuk mungoi as koluma e Sasho Ordanoskit “Deri në fitore dhe pas saj” e publikuar  në CIVIL Media. Dhe këto janë vetëm disa nga përmbajtjet nga momenti kur CIVIL-i filloi me shpërndarjen e përditshme të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, iu nënshtruan komenteve të papërshtatshme nga personalitete dhe struktura të caktuara, si dhe nga profile falso.

Ngjarjet e tilla të përditshme inkurajojnë më tej organizatën të luftojë ashpër kundër lajmeve të rreme, dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe veprave nga urrejtja.

Ekipi monitorues i CIVIL-it çdo ditë zbulon dhe arkivon përmbajtjen e gjuhës së urrejtjes dhe boton disa prej tyre në platformën e saj mediatike. CIVIL-i u bën thirrje institucioneve kompetente të bëjnë çmos për të parandaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe t’i sanksionojnë ato përkatësisht. Gjuha e urrejtjes në një shoqëri të civilizuar nuk duhet të lejohet kurrë, dhe ajo duhet të zhduket. Gjuha e urrejtjes kalon lehtë në veprë nga urrejtja.

 

Ekipi monitorues i CIVILit

Next Post
Dimitrovi në shënjestër të gjuhës së urrejtjes

Dimitrovi në shënjestër të gjuhës së urrejtjes

Milenko Nedellkovski me komente të papërshtatshme për disa prej aktivistëve të Revolucionit të Larmë

Milenko Nedellkovski me komente të papërshtatshme për disa prej aktivistëve të Revolucionit të Larmë

  • Ballina
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom