Kategoritë

KONFERENCË CIVIL: Qytetaret dhe qytetarët e RMV presin zgjedhje të lira, demokratike dhe të sigurta dhe periudhe të qetë pas zgjedhjeve

CIVILi sot mbajti konferencë për shtyp për fushatën zgjedhore, e cila përsëri filloi para kohe, zhvillohet me video spote, dhe me përmbajtje të sponsorizuara në rrjetet sociale.

Ekipi i CIVILit, Biljana Jordanovska dhe Dijana Tahiri, e filluan konferencën duke i paraqitur rezultatet nga monitorimi i financimit politik, nga 20 deri 28 qershori.

Fushata parazgjedhore e cila përsëri filloi para kohe, në shumicën e rasteve zbatohet me video spote dhe me përmbajtje të sponsorizuara në rrjetet sociale, siç tregon monitorimi i CIVILit. Ekipi i CIVILit për monitorim të financimit të fushatës parazgjedhore, nga 20 qershori deri më 28 qershori në mesnatë ka regjistruar 220 ngjarje politike për të cilat partitë kanë harxhuar para, ose janë jasht kornizave të reklamimit politik të paguar.

Një e dhjeta e ngjarjeve kanë ndodhur para fillimit zyrtar të fushatës më 24 qershor. Një e treta nga ngjarjet deri tani të regjistruara të partive janë  mbajtur para se të filllojë zyrtarisht fushata parazgjedhore.

Pothuajse të gjitha partitë kanë pasur aktivitete promovuese para se të fillojë fushata. Monitoringu ka regjistruar  gjithsej 20 raste të tilla, nga të cilat nëntë tubime publike, të organizuara edhe nga LSDM, edhe BDI, edhe VMRO-DPMNE edhe Aleanca për Shqiptarët. Para fillimit zyrtar të fushatës janë promovuar pesë video -spote partiake.

Mbi këtë temë, CIVILi veçmë publikoi analizë të gjerë më 1 qershor.

Çfarë bën CIVILi gjatë këtij proseci zgjedhor?

Monitorim afatgjatë në 15 kategori, duke e përfshirë e dhe mbrojtjen nga koronavirusi. Fokus i veçantë janë financimi politik, lajmet e rrejshme, dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, keqpërdorimi i resurseve publike dhe korrupsioni. Organizata ka bashkëpunim të mirë me Komisionin për parandalim të korrupsionit, si dhe me institucione tjera relevante, posaçërisht me Komisionin shtetëror zgjedhor, si dhe me misionin ndërkombëtar të ODIHR.

CIVILi do ta vëzhgojë procesin zgjedhor me diçka më tepër se 300 vëzhgues. Interesimi për kyçje në eekipet e CIVILit çdo ditë e më tepër shtohet, por, për fat të keq, nuk mundemi t’i përgjigjemi në mënyrë pozitive të gjitha aplikacioneve, mes të cilave ka edhe shumë cilësore, por, u bëjmë thirrje të gjithëve që janë të interesuar të mbeten në komunikim me organizatën dhe të paraqesin parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

CIVILi  më 24 qershor ka shpallur  kumtesë  në fillim të fushatës nën titullin CIVILI bën thirrje për respektimin maksimal të të drejtës votuese dhe masat për mbrojtjen nga koronavirusi. Në kumtesë bëhet thirrje edhe të ndërpritet me keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike, por disa parti politike e bëjnë pikërisht të kundërtën.

Kërkojmë nga partitë politike, ta respektojnë Kodin zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ti respektojnë protokollet dhe masat për mbrojtje nga koronavirusi, ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe ti ndërprejnë planet eventuale ( nëse ekzistojnë) për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulime.

Java e parë e fushatës zgjedhore filloi ashpër. Shumë aktorë politikë në të nuk kursejnë ose zgjedhin mjete në luftën kundër kundërshtarit të tyre politik. CIVIL deklaron se, për fat të keq, keqinformimi, shpifja, dhuna verbale, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes po bëhen një nga armët kryesore në këtë periudhë parazgjedhore.

Këto janë dukshëm operacione propaganduese të orkestruara për të përhapur dezinformata dhe urrejtje, të cilat janë veçanërisht të dukshme në rrjetet sociale, por edhe në disa media. Në këtë dhe produksion të till, avancojnë struktura që lidhen me partitë kryesore, por edhe ato dytësore të opozitës.

Vëzhguesit e CIVIL çdo ditë regjistrojnë postimet që në mënyrë të organizuar shpërndahen në faqet e FB me sa duket me emra të organizatave apo nismave. Pastaj, nga ato faqe të FB-së, përmbajtja dhe mesazhet përhapen nga profile, shpesh anonime, të afërta me strukturë të caktuar politike.

Këto manipulime dhe aktivitete propagandistike nuk u drejtohen vetëm kundërshtarëve politikë. Ata shpesh kanë në shënjestër edhe aktorë tjerë, jopartiak – gazetarë dhe media, organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë, ekspertë të shquar në fusha të ndryshme, ndaj qytetarëve dhe qytetareve që nuk kanë asnjë lidhje me entitetet e përmendura, por kanë pas guxim që të shprehin pikëpamjet e tyre personale. Të gjithë ata janë në shënjestër të fjalës së urrejtjes nga strukturat e partive lokale.

Edhe vetë CIVIL ishte në shënjestër të gjuhës së urrejtjes, por edhe të vandalizmit në këtë javë të parë të fushatës. Qëllimi i kësaj ndjekje të organizuar është të diskreditojë gjetjet dhe analizat e organizatës, në mënyrë që të mund të vazhdohet pandërprerë me një fushatë destruktive dhe antidemokratike. Marrëveshja e Prespës, kriza e koronavirusit, integrimi në BE dhe NATO, reformat në sektorët kryesorë të vendit, por edhe Revolucioni i Larëm janë tema kryesore në strukturat që përhapin lajme të rreme, dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes këto ditë.

CIVIL regjistron edhe raste të kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj qytetarëve të zakonshëm dhe ngacmimit në internet nga strukturat lokale partiake (disa shembuj janë regjistruar në Veles, Shkup, Shtip dhe qytete të tjera).

Shpërndarja e organizuar e dezinformatave dhe lajmeve të rreme kryhet çdo ditë, përmes fotomontazheve dhe informacioneve të fabrikuara plotësisht. Për shembull, ekipi monitorues i CIVIL më 28 qershor zbuloi lajme të rreme për punësimin e supozuar të shqiptarëve në BAP Shtip, pasi në rrjetet sociale u shfaq një lajm i rremë pretendues “Vendim për zgjedhjen e kandidatëve për punësim në BAP Shtip”, të cilin qytetarët e Shtipit filluan menjëherë ta shpërndajnë dhe ta komentojnë, duke besuar se ishte një lajm autentik.

Dhe, siç thamë, të gjitha këto kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, duke rezultuar në qindra postime të tjera, komente plot urrejte dhe thirrje për dhunë, e madje edhe vrasje.

CIVIL apelon tek aktorët politikë, veçanërisht ata të cilët gjithë publiku i sheh si udhëheqës në këtë zhurmë urrejtëse që po ngulfat të drejtën e qytetarëve për të dëgjuar ofertën: Ndaloni urrejtjen, gënjeshtrat dhe dhunën! Votuesit kanë të drejtë në zgjedhje të informuar dhe në ofetra, e jo për pështymën e njëri-tjetrit. Qetësoni botët tuaj dhe përdhunuesit partiak, kjo shoqëri u ngop nga dhuna, ne duam zgjedhje dhe duam të ecim përpara!

Monitorimi i CIVIL gjithashtu regjistron një numër të rasteve të abuzimit me burimet publike dhe sjelljes korruptive të partive politike në fushatë. Kështu, abuzimi i automjeteve zyrtare për qëllime partiake është regjistruar nga mbajtësi i listës së kandidatëve të BDI në NJZ 5, Talat Xhaferi, nga Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Nake Çulev, si dhe nga kryetari i Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Mos respektimi i masave të mbrojtjes nga koronavirusit të tilla si përqafimi, dhënia e dorës, mos veshja e maskave, mos ruajtja e distancës, tejkalimi i numrit të të pranishmëve në ngjarjet partiake vërehen në të gjithë vendin. CIVIL më 24 qershor u dërgoi një pyetësor të gjitha partive politike me temën: “Si kontribuojnë partitë politike në mbajtjen e një procesi të sigurt zgjedhor?”. Deri në orën 17:00 të 30 qershorit, vetëm pesë parti politike dërguan përgjigje në pyetësor: LSDM, Partia Tvoja ( Partia yte) , DOM, Unioni i Romëve dhe Partia e Pensionistëve.

CIVILi gjithashtu mori një mesazh nga Partia Levica (e majta), por me një përmbajtje krejt të ndryshme, jashtë temës.