• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

CIVIL: Thoni JO torturës dhe dhunës

June 26, 2020
in BALLINA, LAJME
CIVIL: Thoni JO torturës dhe dhunës
Share on FacebookShare on Twitter

Para më tepër se 30 vite Amnesty International e nisi fushatën #StopTorture me qëllim që viktimat e torturës të fitojnë zë dhe guxim në luftën për të drejtat e tyre, parandalimin e torturës në të gjitha format dhe thirrjen për përgjegjësi nga institucionet që heshtin para veprimeve jonjerëzore dhe dhunës.

Më 12 dhjetor të vitit 1997, me rezolutën 52/149, Kuvendi i përgjithshëm i KB e shpalli 26 qershorin Ditë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për mbështetje të viktimave të torturës, me qëllim për çrrënjosen e plotë të torturës dhe funksionimit efektiv të Konventës kundër torturës dhe llojeve tjera  të veprimit dhe dënimit të ashpër, jonjerëzor ose degradues.

CIVILi, si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, nga themelimi në vitin 1999, vazhdimisht punon kundër torturës dhe dhunës dhe u bën thirrje të gjithë qytetare(ë)ve të jenë të zgjuar dhe të alarmojnë për të gjitha rastet e dhunës dhe torturës, të kërkojnë përgjegjësi dhe masa që të parandalohen.

Tortura është vepër penale sipas ligjit ndërkombëtar, dhe pavarësisht nga ajo nëse ndonjë shtet i ka nënshkruar ose jo konventat ndërkombëtare, lufta kundër torturës dhe zero toleranca ndaj jonjerëzisë dhe dhunës, duhet të jetë imperativ për çdo individ ose bashkësi.

CIVILi e dënon çdo tentim të robërimit dhe mënjanimit  të të drejtave dhe lirive të njeriut përmes çdo forme të dhunës kudo që ndodh, në vend ose në botë. CIVILi u bën thirrje institucioneve, posaçërisht në këtë periudhë parazgjedhore, kur te një pjesë e strukturave politike nuk ka skrupuj të thonë kategorikisht JO për dhunën dhe ta sanksionojnë çdo thirrje për dhunë.

Hapi i parë ndaj arritjes së trajtimit efikas me dhunën në të gjitha format është lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe sanksionimit të veprave nga urrejtja.

Prandaj, CIVILi  gjatë fushatës zgjedhore, u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të përmbahen nga fushata e zezë, gjuha e urrejtjes dhe përulja e kundërshtarit, dhe në prezantimet e tyre t’i promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

 

 

 

Next Post
CIVILI me dënim për videot propagandiste me përmbajtje ofenduese dhe përulëse

CIVILI me dënim për videot propagandiste me përmbajtje ofenduese dhe përulëse

Carovska: Në mandatin e ardhshëm 10.700 denarë pension minimal dhe rritje të pagës minimale

Carovska: Në mandatin e ardhshëm 10.700 denarë pension minimal dhe rritje të pagës minimale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom