Kategoritë

ZGJEDHJE CIVILi e mirëpret marrëveshjen për 15 korrik

CIVILi e  mirëpret marrëveshjen e arritur në një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, duke i dhënë fund pasigurisë së saj pas një numri vonesash. Megjithëse rekomandimet e CIVILit  ishin që data e fundit të jetë 5 korriku, shtyrja shtesë prej 10 ditësh nuk do të thotë shumë në krahasim me kërkesat e disa partive politike për t’i mbajtur ato në fund të gushtit ose shtatorit.

Me rastin e harmonizimit përfundimtar të datës së zgjedhjeve, CIVILi kujton publikun se respektimi i masave për mbrojtjen e virusit korona është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve, si dhe partive politike, institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile. Respektimi i masave është thelbësor në luftën kundër koronavirusit, si në jetën e përditshme ashtu edhe gjatë zbatimit të procesit zgjedhor. Në veçanti, zgjedhjet do të jenë po aq të sigurta për shëndetin publik, aq sa përmbajtja e të gjithëve në masat dhe protokollet e mbrojtjes.

CIVILi kujton gjetjet e monitorimit afatgjatë, të cilat i kumtoi në konferencë për shtyp më 14 qershor, në të cilën shënon propagandë të zezë intensive dhe përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes. Organizata ka denoncuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet për përfitime politike duke përhapur lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes, dhe në mënyrë të përsëritur u ka bërë thirrje institucioneve të sanksionojnë përhapjen e urrejtjes etnike dhe fetare dhe thirrjet për dhunë.CIVIL u bën thirrje partive politike të respektojnë ligjet dhe praktikat e mira zgjedhore për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, të ndershme dhe të lira në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Monitorimi afatgjatë i CIVILit filloi menjëherë pasi u arrit  marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 20 tetor 2019, dhe po bëhen përpjekje për të angazhuar rreth 300 vëzhgues afatshkurtë më 15 korik në gjithë vendin më. Thirrja për aplikime për vëzhguesit afatshkurtër të CIVILit është ende aktuale.