• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit do të bëjnë regjistrimin e nxënësve me radhë alfabetike dhe termin të caktuar

June 14, 2020
in BALLINA, LAJME
Shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit do të bëjnë regjistrimin e nxënësve me radhë alfabetike dhe termin të caktuar
Share on FacebookShare on Twitter

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në vitin e parë, në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2020/2021 do të realizohet në një afat regjistrimi dhe ai fillon me paraqitjen e parë që do të realizohet çdo ditë prej më 16 deri më 18 qershor në periudhë prej orës 7 deri në orën 19 dhe më 19 qershor prej orës 7 deri në orën 13. Regjistrimet vazhdojnë në paraqitjen e dytë dhe të tretë të afatit për regjistrim më 24, 25 dhe 29 qershor, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, siç thuhet, e organizojnë paraqitjen dhe regjistrimin e nxënësve në pajtim me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin 2020/2021 dhe Protokollin për veprim të shkollave të mesme gjatë regjistrimit të nxënësve në vitin e parë të vitit shkollor 2020/2021. Duke e pasur parasysh pandeminë me Kovid – 19 dhe nevojën e vendosjes së mënyrës së sigurt të kryerjes së regjistrimit, shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit do të bëjnë regjistrimin e  nxënësve me radhë alfabetike, në termine të caktuara kohore prej më parë. Terminet e përcaktuara kohore janë vendosur në ueb faqet e tyre prej ku saktë mund të merren informacione se për sa ditë dhe në cilat termine do të zhvillohet regjistrimi, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nga nxënësit, siç thuhet, pritet të kenë fletëparaqitje të plotësuar prej më parë e cila do të jetë në dispozicion në mënyrë elektronike si dhe përgatitjen e dokumentacionit të plotë prej më parë në mënyrë që më shkurt të qëndrojnë në shkollë.

Hyrja në shkollë kufizohet, hyjnë vetëm nxënësit të cilët regjistrohen pa shoqërimin e prindit/tutorit me përjashtim të nxënësve të cilët me arsye pengohen që vetvetiu ta bëjnë regjistrimin dhe në atë rast lejohet prania e njërit prind/tutorit. Mbajtja e pajisjes mbrojtëse si maska dhe doreza, mbajtja e distancës fizike prej dy metrash dhe respektimi i plotë i udhëzimeve është i obligueshëm për çdonjërin, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Next Post
OSBE/ODIHR i filloi përgatitjet për monitorimin e zgjedhjeve më 5 korrik

OSBE/ODIHR i filloi përgatitjet për monitorimin e zgjedhjeve më 5 korrik

Zaev: Zgjedhjet me 5 korrik, me ose pa VMRO-DPMNE-në

Zaev: Zgjedhjet me 5 korrik, me ose pa VMRO-DPMNE-në

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom