Kategoritë

KOVID-19 Në Maqedoni e Veriut, 25 raste të reja me korona virus

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja me KOVID-19, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë, dy në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, pacient nga Struga (58) dhe një pacient nga Shkupi (47), si dhe një në SPQ “8 Shtatori”, pacient nga Tetova (41).

Pacientët që kishin ndërruar jetë në Klinikën Infektive një kohë të gjatë ishin në ventilim mekanik, përderisa pacienti nga Tetova në SPQ “8 Shtatori” ishte hospitalizuar më 19 maj.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 17 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup 11, në Kumanovë 4 dhe në Tetovë dhe Veles nga një. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 622 testime.

Nga rastet e reja të regjistruara me virus korona, 14 janë në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Shtip, dy në Tetovë dhe nga një në Prilep, Strugë dhe Veles.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2039, numri i pacientëve të shëruar është 1470, i të vdekurve 119, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 450. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve:

•       Shkup – 747, aktivë 210

•       Kumanovë – 438, aktivë 33

•       Dibër – 51, aktivë 0
•       Shtip-50, aktivë 15
•       Prilep –211, aktivë 47
•       Tetovë – 179, aktivë 70
•       Strugë – 77, aktivë 9
•       Veles – 128, aktivë 40
•       Manastir –28, aktivë 7
•       Оhër –23, aktivë 8
•       Кavadar – 5, aktivë 0
•       Gostivar –22, aktivë 4
•       Gjevgjeli – 4, aktivë 0
•       Strumicë – 3, aktivë 1
•       Кriva Pallankë- 6, aktivë 0
•       Radovish – 4, aktivë 0
•       Кrushevë – 3, aktivë 0
•       Кoçan – 31, aktivë 0
•       Probishtip – 2, aktivë 0
•       Kërçovë – 2, aktivë 0
•       Negotinë -10, aktivë 3 (7 persona të sëmurë nga Negotina banorë të Demir Kapisë)
•       Demir Hisar – 1, aktivë 0
•       Makedonski Brod – 2, aktivë 0
•       Pehçevë- 3, aktivë 0
•       Dellçevë-1, aktivë 0
•       Vallandovë -1, aktivë 0
•       Vinicë – 3, aktivë 1
•       Кratovë-2, aktivë 1
•       Berovë-1, aktivë 0
•       Sveti Nikole-1, aktivë 1

622 testet e bëra janë përmes: ISHP – 278, Fakulteti i Veterinarisë – 24, Avicena – 20, Biotek – 48, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 79, Sistina me metodë PCR – 54 dhe ASHAM – 119. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 26463 testime për Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit 251 teste janë në suaza të skriningut. Testimet janë bërë përmes Qendrave për Shëndet Publik në Koçan, Kumanovë dhe Shkup në dhe është  regjistruar një rast pozitiv në një institucion gerontologjik në Shkup. Deri më tani përmes skriningut janë bërë 2680 testime të Kovid-19, ndërsa janë regjistruar gjithsej tre raste pozitive me virusin.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjatë 24 orëve nuk janë pranuar pacientë të rinj, të hospitalizuar janë gjithsej 50 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 25, në ventilim mekanik është një pacient.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë raste të reja, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 26 pacientë. Në respirator janë gjashtë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë janë edhe tetë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar katër pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe katër pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar shtatë pacientë, në mjekim shtëpiak ndiqen dy pacientë. Në repartet infektive në Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër janë hospitalizuar 40 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19”, ceket në kumtesën nga Ministria.