• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Zgjedhje duhet të ketë 22 ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

May 12, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev: Zgjedhje duhet të ketë 22 ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i LSDM, Zoran Zaev pas takimit të sotëm të kryetarëve të partive tek  presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, tha se gjatë bisedimeve u projektuan data të caktuara për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare, varësisht nga ajo nëse dhe për sa kohë do të vazhdohej gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas tij, të gjithë u dakorduan se zgjedhje duhet të ketë 22 ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Zaev tha se ishte dakorduar që Qeveria të kërkojë përgjigje më të sakta nga OSBE/ODIHR, kur dhe çfarë misioni mund të dërgojë në vend dhe nga Komisioni për sëmundje ngjitëse të dimensionojë protokolle për sjellje, duke pasur parasysh se tubime nuk do të mund të ketë, nëse mund të shkohet nga dera në derë dhe të ngjashme. Presidenti i shtetit, sipas tij, duhet të mbajë takim me anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) për terminet e sakta, siç tha, “nga – deri të projektuar për datë potenciale për zgjedhje”.

“Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është kur me të vërtetë i vëmë në funksion të gjitha institucionet. Në RMV, Parlamenti është jofunksional tek ne”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së theksoi se opozita sot nuk ka qenë e gatshme të bisedojë për datë dhe se po blen kohë. Megjithatë, beson se në fillim të javës së ardhshme mund të arrihet marrëveshje për datë për zgjedhje.

Next Post
Sadiku: Zgjedhje parlamentare të mbahen më 14 qershor

Sadiku: Zgjedhje parlamentare të mbahen më 14 qershor

Kasami: Besa do të mbështesë çdo vendim që do të merret me konsensus

Kasami: Besa do të mbështesë çdo vendim që do të merret me konsensus

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom