• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Sela: Data e zgjedhjeve me konsensus, zgjedhjet të mbahen me vëzhgim të OSBE-ODIHR

May 12, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Sela: Data e zgjedhjeve me konsensus, zgjedhjet të mbahen me vëzhgim të OSBE-ODIHR
Share on FacebookShare on Twitter

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund t’ia lejojë vetes të mbajë zgjedhje pa praninë e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-së, deklaroi kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit të liderëve tek presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Para gazetarëve, Sela theksoi se në këtë takim me liderët e partive politike dhe presidentin gjerësisht kanë biseduar për situatën me KOVID-19 dhe së bashku janë dakorduar që datën e zgjedhjeve ta caktojnë me konsensus.

“Shteti do t’i drejtohet këtij institucioni ndërkombëtar për ta parë gatishmërinë dhe kohën kur ata mund ta dërgojnë misionin e tyre vëzhgues. Njëkohësisht nevojiten këshillime me Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, lidhur me zgjedhjet. Në fillim të javës së ardhshme u dakorduam të kemi takim të ri tek presidenti me qëllim që të merremi vesh për datën përfundimtare të zgjedhjeve së bashku dhe me konsensus”, deklaroi Sela.

Në pyetjen e gazetarëve, Sela shtoi se përveç shëndetit të qytetarëve duhet të kihet parasysh edhe shëndeti i shtetit dhe shoqërisë. Sipas tij, është e domosdoshme të vendoset demokraci parlamentare dhe zgjedhje duhet të ketë.

“Besoj se secili aktor politik duhet të ketë parasysh se në zgjedhje duhet të shkohet kur rreziku nga virusi është reduktuar në minimum. Sipas të dhënave dhe analizave nga disa ekspertë, ajo është periudhë kur temperaturat janë të larta. Por, për këtë duhet të deklarohet edhe Komisioni për sëmundje ngjitëse”, deklaroi Sela.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh faktin se ata si parti janë në koalicion me Aleancën për shqiptarët, qëndrimet e tyre në takimin tek presidenti ishin të ngjashme, përkatësisht ai potencoi se më me rëndësi është shëndeti i qytetarëve dhe se zgjedhjet duhet të mbahen kur do të ketë kushte të mira me qëllim që sa më pak qytetarë t’i ekspozohen rrezikut.

Next Post
Shtabi i Krizës nga tre komuna të rajonit të Gostivarit kërkon orë më të shkurtë policore

Shtabi i Krizës nga tre komuna të rajonit të Gostivarit kërkon orë më të shkurtë policore

Varhei: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor me marrëdhënie të përforcuara në kohën e pandemisë

Varhei: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor me marrëdhënie të përforcuara në kohën e pandemisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom