• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Përfundoi takimi i liderëve te presidenti Pendarovski

May 12, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Përfundoi takimi i liderëve te presidenti Pendarovski
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tri orëve bisedime përfundoi takimi i liderëve të partive politike, kryeministrit Oliver Spasovski dhe i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi te presidenti Stevo Pendarovski në Vilën Vodno për terminin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pritet që gjatë deklaratave të cilat po vijojnë ta kumtojnë rezultatin e takimit.

Për shkak të respektimit të masave për parandalim nga virusi korona takimi po mbahet në ambient të hapur nën tenda, në ballkonin e Vilës Vodno. Të gjithë pjesëmarrësit në takim janë me maska dhe janë të ulur në distancë nga njëri-tjetri.

Në takim marrin pjesë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, i BDI-së Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i Alternativës Afrim Gashi, i Lëvizjes Besa Bilall Kasami si dhe përfaqësues të PDSH-së.

Tema kryesore në takimin e liderëve është termini i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin caktuar më 12 prill, por ishin shtyrë me urdhër të Qeverisë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe përhapjes së Kovid-19. Liderët gjithashtu pritej që të flisnin edhe për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme, për gjendjen me virusin korona në vend dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, dhe si të zbatohet fushata dhe votimi, ndërsa të mbrohen qytetarët. 

Next Post
Nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve, takim i ri i liderëve javën e ardhshme

Nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve, takim i ri i liderëve javën e ardhshme

Nuk ka raste të reja me korona virus, 7 testimet e sotme dolën negative

Masat restriktive do të lehtësohen, gjendja stabile në vend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom