• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rastet e të infektuarve sot dhe nesër, vendimtare për lehtësimin e masave

May 10, 2020
in BALLINA, LAJME
Mbajtja e maskave dhe distancës, kusht për shkurtimin e orës policore dhe hapjen e lokaleve
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi tani për tani mbeten në fuqi. Nëse do të ketë lehtësim do të varet nga numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 sot dhe nesër.

Ky është rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive pas mbledhjes së djeshme në të cilën është diskutuar mundësia e lehtësimit të masave të deritanishme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit.

Trendi i rasteve të reja me Kovid-19 në dy ditët e ardhshme, do të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive nesër, pas së cilës do t’i jepen rekomandime të reja Qeverisë për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme t’i zbatojnë masat, ta respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë distancë prej të paktën dy metra dhe të mbajnë pajisje mbrojtëse për fytyrë në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se siç përcaktohet.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se vendimet e qeverisë për masat do të bazohen vetëm në mendimin e ekspertëve.

Next Post
Mbrëmë 59 persona nuk respektuan orën policore, 28 janë arrestuar

Tetovë, i sulmojnë policët me sëpatë dhe drunj

Ky është dokumenti zyrtar i marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë

Komisioni i sëmundjeve infektive sot vendos për lehtësimin e masave

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom