• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë se a do të hapë procedurë për vendimin për shpërndarjen e Kuvendit

May 6, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Gjykata Kushtetuese sot  do të vendosë se a do të hapë procedurë për vendimin për shpërndarjen e Kuvendit
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatësit në mbledhje pune do të debatojnë për propozimin e gjykatësit Osman Kadriu për nisjen e procedurës me detyrim zyrtar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,Sali Murati në intervistë për MIA-n tha se sipas Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 43/2020),për momentin nuk ka lëndë të formuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, por veprimi i mëtutjeshëm i Gjykatës për këtë çështje do të varet nga qëndrimi të cilin do ta ndërmarrin gjykatësit kushtetues në mbledhjen e punës.

Gjykata, paraprakisht në lëndën K.nr.40/2020, në mbledhjen e mbajtur më 8 dhe 15 prill të vitit 2020, me shumicë votash ka vendosur të mos fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij vendimi. Por, të enjten e kaluar (30 prill), nga ana e gjykatësit Osman Kadriu është dorëzuar propozim për nisjen e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të njëjtë, për çka për sot është caktuar takim pune i gjykatësve.

Nëse gjykatësit vendosin që të fillohet procedurë sipas detyrës zyrtare, do të formohet lëndë e veçantë e cila do t’i ndahet për punë gjykatësit-raportues dhe këshilltarit shtetëror, të cilët pas përfundimit të procedurës paraprake, duhet të dorëzojnë material punues për mbledhje (referat) me propozim për vendimmarrje që do të shqyrtohet në mbledhjen e Gjykatës.

Gjithsesi, theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kjo është hipotetike nuk do të thotë paraprakisht paragjykim të vendimit të tillë, i cili duhet të sillet pas debatit paraprak për këtë çështje.

Para gjykatësve kushtetues sot duhet të jetë edhe vendimi i shefit të shtetit Stevo Pendarosvki për shpalljen e gjendje së jashtëzakonshme. 
Next Post
Qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe BE sot në Samit për mbështetjen e krizës

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe BE sot në Samit për mbështetjen e krizës

Gjykata Kushtetuese nuk e kthen Kuvendin, zgjedhjet mund të mbahen më 7 Qershor

Gjykata Kushtetuese nuk e kthen Kuvendin, zgjedhjet mund të mbahen më 7 Qershor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom