• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Saiti: Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, kontaminuan hapsirën mediatike

May 3, 2020
in BALLINA, LAJME
Saiti: Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, kontaminuan hapsirën mediatike
Share on FacebookShare on Twitter
Rean Saiti, Klan Maqedoni
Konform raporteve të organizatave ndërkombëtare gjatë pandemisë së COVID-19 në shumë vende është cënuar fjala e lirë dhe liria e mediave. Përjashtime në këtë drejtim nuk bën as edhe Maqedonia e Veriut. Si asnjëherë më parë, në këtë kohë krize, është e nevojshme transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore dhe raportimi i drejtë e i saktë i mediave. Për shkak të masave të autoriteteve për kufizimin e lëvizjes dhe distancës sociale, konferencat e shtypit të zyrtarëve shtetëror përmes platformave online kanë cënuar të drejtën e gazetarëve për të parashtruar nënpyetje, që vlerësohen si mjaft të rëndësishme për ta informuar drejtë e saktë opinionin. Me kalimin e kohës edhe kjo anomali pësoi ndryshime, me kyçjen e gazetarëve në lidhje të drejtpërdrejtë me zyrtarët shtetëror, por megjithatë mbretëron bindja se kjo mënyrë nuk është edhe gjithaq efikase për të marrë informacionet e duhura me karakter public.
Në raportin e fundit të “Reporterëve pa kufij” Maqedonia e Veriut kishte shënuar progress për tri vende. Një tregues I mirë paraqitet zvogëlimi I numrit të sulmeve ndaj gazetarëve, por në anën tjetër, në kohën kur mediat duhet që të gjejnë një jetë të re në simbiozë me platformat tekonologjike në rritje janë sulmet verbale përmes rrjeteve sociale dhe retorika agresive kundër gazetarëve. Mos harrojmë se pikërisht nëpër rrjetet sociale, sikurse në shumë vende evropiane,  promovohet me të madhe edhe një mosbesim ndaj mediave që përkrahet nga rryma ekstreme politike.
Nëpër shumë raporte të organizmave ndërkombëtar përmendet droja se kufizimet që tani pranohen, për shkak të situatës së jashtëzakonshme, mund të shndërrohen në përditshmëri pas shfuqizimit të kësaj situate.
Parlamenti hungarez më 30 Mars miratoi një ligj me të cilin Qeveria mori autorizime shumë më të mëdha në situatë të jashtëzakonshme. Ligji, në masë të madhe godet lirinë e mediave për shkak të dënimeve nga 1 deri në 5 vite burg nëse gjykohesh për “përhapjen e lajmeve të rrejshme”. Por, nëpër debate publike gjithnjë e më shumë ekzistojnë zëra që tërheqin vërrejtjen se nuk ka garanca se të gjitha vendet dhe liderët politik, pas përfundimit të krizës së pandemisë, do të heqin dorë nga autorizimet e fituara gjatë situatës së jashtëzakonshme.
Në kohën kur, sikurse i gjithë vendi, edhe mediat ballafaqohen me krizë ekonomike, nuk duhet të funksionojë lidhja e mediave me politikën. Vetërregullimi, shmangia e senzacionalizmit dhe lajmeve të paverifikuara, por edhe transparenca e institucioneve, do të ishte një  “armë e fuqishme” kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme që fatkeqësisht që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë, kanë kontaminuar hapësirën mediatike.
Next Post
Hajdari: BDI na ndjek me padi edhe për tekste koti, që refuzohen nga vetë gjykatat

Hajdari: BDI na ndjek me padi edhe për tekste koti, që refuzohen nga vetë gjykatat

Neziri: Ku nuk ka liri të mediave nuk ka as liri individuale

Neziri: Ku nuk ka liri të mediave nuk ka as liri individuale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom