• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Aleanca: Të shkurtohet ora policore dhe të hapen kafeteritë dhe restoranet

May 3, 2020
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
Aleanca: Të shkurtohet ora policore dhe të hapen kafeteritë dhe restoranet
Share on FacebookShare on Twitter

Duke parë se situata në gjithë botën ka filluar të merr një kahe më pozitive në raport me pandeminë, vlerësojmë se kjo frymë pozitive është koha të ndjehet edhe në vendin tonë.

Fatmirësisht rastet e shëruara nga Covid 19 janë në rritje, derisa rastet e reja të të infektuarve po shënojnë rënie të ndjeshme.

Duke u nisur nga ky fakt do të thotë se e drejta për lëvizje të lirë të njerëzve po kufizohet në masë shumë të rreptë pa nevojë prandaj Aleanca për Shqiptarët propozon që masat në vend të shënojnë valën e dytë të lehtësimeve, edhe atë duke u nisur nga shkurtimi i orës policore nga ora 23:00 deri 05:00.

E dimë se ekonomia e vendit tonë nuk mund të durojë edhe gjatë kohë me këtë tempo të punës, prandaj duke respektuar masat mbrojtëse(distanca, maska, doreza)propozojmë që të fillohet me hapjen e bizneseve siç janë restorantet, kafiteritë dhe biznese të ngjashme që janë mbyllur për shkak të virusit.

Megjithëse turizmi në vend nuk është në nivelin që duhet të jetë, prapë se prapë është e pamohueshme ndihmesa që ky sektor sikurse edhe hoteleria dhe transporti i japin ekonomisë së vendit, të cilat njëkohësisht janë edhe veprimtaritë më të goditura nga kriza shëndetësore- ekonomike. 

Që 72 743 të punësuarit në këto veprimtari të mund të sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre, më së paku që qeveria mund të bëj për veprimtaritë më të goditura është të ofroj subvencionim 100%  të kontributeve të pagave të punëtorëve në nivel të pagës minimale për çka nga arka shtetërore do të duhej të ndaheshin 15,6 milion euro. 

Harxhimi i parave nga arka e shtetit nuk ka se si të jetë më e arsyeshme se t’ju ndihmohet atyre që më së shumti janë prekur nga kriza e shkaktuar nga pandemia. 

Lehtësimi i masave të qarkullimit, ndihma shtetërore për veprimtaritë e goditura dhe fillimi gradual me pune i bizneseve do të ishin bazë e mirë për të shpëtuar ekonominë e brishtë të vendit nga recesioni.

 

Aleanca për Shqiptarët,
03.05.2020

Next Post
CIVIL: Arritjet në fushën e forcimit të lirive të mediave janë të dukshme, por shoqërohen me një seri dobësish dhe sfidash.

CIVIL: Arritjet në fushën e forcimit të lirive të mediave janë të dukshme, por shoqërohen me një seri dobësish dhe sfidash.

Mbajtja e maskave dhe distancës, kusht për shkurtimin e orës policore dhe hapjen e lokaleve

Kurba e të shëruarve nga Kovid-19 rritet shpejt, 842 raste aktive, Osmani rekomandon masa të buta në vend të orës policore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom