• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Prej sot do të sanksionohet mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse

May 1, 2020
in BALLINA, LAJME
Prej sot do të sanksionohet mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse
Share on FacebookShare on Twitter
Më 1, 2 dhe 3 Maj  përkatësisht  e premte, e shtunë, e dielë  do të lejohet lëvizja e  qytetarëve nga ora 05 e mëngjesit deri në orën 14, mbajtja e pajisjes mbrojtëse është e obligueshme edhe në hapësira të hapura, ndërsa mosrespektimi i saj prej sot do të sanksionohet, kumtoi Qeveria.

“Ndalesa e lëvizjes në të gjithë territorin e shtetit do të fillojë  në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 në mëngjes të ditës së ardhshme. Për personat mbi 67 vjet, të premten, të shtunën dhe të dielën do të lejohet lëvizja nga ora  05:00 e mëngjesit deri në orën 11:00. Të gjithë fëmijët dhe rinia deri në moshën 18 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të mund të dalin nga ora 12:00 deri në orën 14:00”, informon sot Qeveria.

Prej atje potencojnë se mbesin në fuqi të gjitha masat tjera për mbrojtje nga KOVID-19 të sjellura nga Qeveria, si dhe  mbajtja e obligueshme e pajisjes mbrojtëse në gojë dhe hundë, në të gjitha obbjektet publike, si institucionet shtetërore, marketet, dyqanet, bankat,  postat, transporti publik, institucionet shëndetësore dhe ngjashëm.

“Mbajtja e pajisjes mbrojtëse është e obligueshme edhe në  hapësira të hapura,  gjithmonë  kur nuk mund  të mbahet distanca minimale prej dy metra mes  qytetarëve. Pajisja mbrojtëse nuk është e obligueshme për qytetarët të cilët qëndrojnë  në oborrin e shtëpisë, ngasin biçikletë ose bëjnë sport  në vend të hapur, nëse udhëtojnë  me automjet me persona me  të cilët jetojnë së bashku, si dhe nëse gjenden në vend të hapur ku mund të mbajnë distancë prej dy metra”; potencon Qeveria.

Mosrespektimi i Dekretit për mbajtje të pajisjes mbrojtëse, siç informon Qeveria prej sot do të dënohet. Janë parashikuar dënime në vlerë prej 20 euro në kundërvlerë të denarit për personat fizik, ndërsa për kompanitë  ku nuk respektohen masat  për mbajtje të pajisjes mbrojtëse për të punësuarit  dhe vizitorët, është parashikuar dënim prej 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Potencojnë  se në fuqi është edhe ndalesa për grupim të më shumë se dy personave në vende publike,  me ç’rast  në grup prej dy personave nuk numërohen fëmijët nën moshën 14 vjeçare të atyre personave, por ky përjashtim vlen  vetëm për terminet  ku është e lejuar  lëvizja e personave të rinj, jashtë orës policore.

Next Post
Ulet trendi i të infektuarve, rritet numri i të vdekurve nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut

Rastet e shëruara dhe infektuara me korona virus në 24 orët e fundit

Filipçe: Data e zgjedhjeve, kur ta miratojë komisioni i sëmundjeve infektive

Filipçe: Data e zgjedhjeve, kur ta miratojë komisioni i sëmundjeve infektive

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom