• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rritje drastike në Tetovë dhe Kumanovë, regjistrohen 72 raste të reja në mbarë vendin

April 5, 2020
in BALLINA, LAJME
Edhe 12 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, rritet numri në 148
Share on FacebookShare on Twitter

72 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, një person ka vdekur, ndërsa tre persona janë shëruar dhe sot dalin nga Klinika për Sëmundje Infektive, publikoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Personi i vdekur është një burrë nga Llabunishta e Strugës i moshës 63-vjeçare i sjellë në Klinikë me pasqyrë të rëndë klinike dhe ka vdekur disa orë pas pranimit.

Nga personat e spodiagnostifikuar në Shkup janë 14, Kumanovë 21, Shtip 1, Prilep 9, Tetovë 12, Strugë 1, Veles 1, Manastir 2, Gostivar 1, Radovish 1, Krushevë 2, Koçan 7. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me KOVID-19 sot është 555 persona.

“Nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile me dy teste negative, sot largohen tre pacientë. Në klinikë disa orë pas pranimit në spital, vdiq një burrë nga Llabunishta (Strugë) i moshës 63-vjeçare i sjellë në klinikë me pasqyrë klinike të rëndë. Për momentin në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 74 pacientë, 15 me pasqyrë klinike të rëndë, 11 në ventilim mekanik, pacientët e tjerë janë stabil”, thekson Filipçe.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup – 235, Kumanovë – 114, Dibër – 49, Shtip – 19, Prilep – 33, Tetovë – 29, Strugë – 24, Veles – 10, Manastir – 6, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 4, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 2, Radovish – 3, Krushevë – 2 dhe Koçan – 14.

Next Post
Pendarovski: Masat më rigoroze, nëse vlerësojnë autoritetet

Pendarovski: Masat më rigoroze, nëse vlerësojnë autoritetet

Dita botërore e shëndetit – përkrahje për infermieret dhe obstetret

Dita botërore e shëndetit – përkrahje për infermieret dhe obstetret

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom