• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10

March 27, 2020
in BALLINA, BOTA, LAJME
Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 537.331 persona të infektuar me koronavirusin e ri. prej tyre 24.136 e kanë humbur jetën, ndërsa 124.451 janë shëruar.

-Prej dje, Kina më nuk është vendi me më shumë raste të infektimit me koronavirus. Vendin e parë e ka SHBA-ja me 85.612 raste, ndërsa sot, kur do të publikohen të dhënat nga Italia edhe ai vend do ta kalojë Kinën sipas numrit të rasteve, sepse për momentin Kina regjistron 81.340 raste, ndërsa Italia para kumtesës ditore të të dhënave tani më ka 80.589 të infektuar.

-Sllovenia sot në mëngjes, në karantinën e parë klasike nga përhapja e epidemisë së koronavirusit, ka akomoduar 50 persona, të cilët me fluturim të natës nga Madridi janë transferuar në aeroportin e Lubjanës dhe më pas janë dërguar në 50 km në Velenjen e largët. Lëvizja shkaktoi pakënaqësi tek autoritetet lokale, të cilët thonë se kjo ka shkaktuar shqetësim tek popullata e atjeshme.

-Franca kumtoi se rreth 30 mijë shtetas të saj gjenden jashtë vendit dhe se Qeveria do të tentojë t’i kthejë në Francë.

-Afrika e Jugut kumtoi për viktimat e para nga Kovid-19. Dy persona e kanë humbur jetën, nga të cilët njëri në spital privat, ndërsa tjetri në spital publik në perëndim të vendit.

-Qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban prej nesër deri më 5 prill vendos ndalesë për dalje nga shtëpitë që të ulet përhapja e virusit. Qeveria vlerëson se kontaktet sociale janë zvogëluar për 90 për qind, por se ai numër duhet të jetë më i madh.
-Kancelarja gjermane Angela Merkel informon se masat dhe kufizimet në Gjermani. Nuk është koha të mendojmë për shfuqizimin e masave, ka thënë Merkel dhe shtoi që të ndodh një e tillë do të duhet numri i të infektuarve të rinj të ulet 10 ditë me radhë,

-Qyteti indinezian Jogiakarta shfrytëzon dronë për spërkatjen e sipërfaqeve të qytetit me mjete dezinfektuese me qëllim të uljes së përhapjes së infektimit.

-Vietnami pjesërisht i shfuqizoi fluturimet vendore dhe i ndaloi të gjitha tubimet publike. Në atë vend tani për tani ka vetëm 153 raste, pa pasoja të vdekjes.

-Fondi investues shtetëror rus dhe partnerët e tij deri më tani kanë prodhuar 500 mijë teste për koronavirus, por së shpejti planifikojnë ta rrisin prodhimtarinë në 2,5 milionë në javë. Testet e para masive dhe të shpejta për përdorim publik do të jenë gati për një muaj, kumtoi Fondi.

-Marina amerikane kumtoi se 25 ushtarë të bartësit të aeroplanëve Teodor Ruzvelt janë pozitivë të koronaavirusit. Para dy ditëve ishin vetëm tre. Bartësi ishte në mision në Oqeanin e Qetë afër Azisë, por për shkak të përhapjes së virusit u bllokua në Guamo. Të gjithë marinarët e infektuar janë në karantinë. Në anije ka rreth 5.000 njerëz.

-Çmimi i lëngut të portokallit në botë është rritur për mbi 20 për qind duke e pasur parasysh se konsumatorët kërkojnë ushqim të shëndetshëm për shkak të përforcimit të imunitetit të tyre. 

Next Post
SHB “Logos-A” dhuron libra falas online në kohën e pandemisë

SHB “Logos-A” dhuron libra falas online në kohën e pandemisë

KRE: Tarifa e lirë nuk është e mundur, faturat e rrymës do të paguhen me këste

KRE: Tarifa e lirë nuk është e mundur, faturat e rrymës do të paguhen me këste

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom