• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

ALBIN KURTI, KRYEMINISTER NË DETYRË – FITUES MORAL DHE FAKTIK I RRËZIMIT TË QEVERISË SË KOSOVËS

March 27, 2020
in BALLINA, LAJME, MENDIMI I LIRË
ALBIN KURTI, KRYEMINISTER NË DETYRË – FITUES MORAL DHE FAKTIK I RRËZIMIT TË QEVERISË SË KOSOVËS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk e di për çfarë u gëzuan ata që dje gjoja rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit. Vetë u futën në kurthin që e ngritën kundër tij.

Ai dhe Vjosa Osmani dolën fitues moral. I zhveshën lakuriq oportunistët dhe hajnat politik, “çliruesit” që keqpërdorin vlerat e luftës për të ikur nga përgjegjësia për hajninë dhe për të mbajtur në pranga klientelizmi e krimi mbarë Kosovën, 20 vite pas ikjes së okupatorit të vërtetë.

Mirëpo, fitorja nuk është vetëm morale, por edhe faktike. Deri në zgjedhjet e reja në Kosovë, kurdo qofshin ato, kryeministër në detyrë do të jetë mu Albin Kurti. Bile edhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të virusit poqë se i bie ndërmend dikujt, e që e përdorën si justifikim për ta sulmuar Thaçi e aleatët e tij, roli i Kurtit nuk do të jetë aspak i parëndësishëm, por qëndror.

E se veprimet e tij do të jenë të paluhatshme, e demonstroi menjëherë pas rrëzimit të qeverisë. Në vend se ta frikësojnë, si duket e inspiruan akoma më shumë. Në ditët që vijnë, tek do të qartësohet buzqeshja dhe qetësia enigmatike e Kurtit para votëbesimit, do të qartësohet se hesapi i hajnave që kanë bërë në tavolinën ku ndajnë plaçkën, nuk do t’u dalë bash ashtu siç e kanë paramenduar në pazarin politik.

Pa mundësi për të keqpërdorur buxhet e institucione, pa mundësi për të keqpërdorur polici, inspeksione, etj, të zhveshur prej fuiqisë së pushtetit si dhe të diskredituar moralisht, kundërshtarët e Albinit dhe Vjosës po presin zgjedhjet dhe verdiktin e popullit, të entuziazmuar prej “fitores” së djeshme. Të gjorit…

Next Post
U konfirmua vendimi për fillimin e negociatave nga qeveritë dhe krerët e Bashkimit Evropian

U konfirmua vendimi për fillimin e negociatave nga qeveritë dhe krerët e Bashkimit Evropian

Mançevski pret debat të argumentuar kuvendor për ligjin për media

Mançevski: Partitë të heqin dorë nga paratë e financimit vjetor në këtë krizë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom