Kategoritë

KUMTESË CIVILI me thirrje për vetëdije, ndërgjegje dhe përgjegjësi

Në inboksin në adresat elektronike dhe në Fejsbuk faqen e CIVILit për çdo ditë arrijnë dhjetëra pyetje, informata dhe komente lidhur me COVID- 19, gjendjn e jashtëzakonshme, orën policore dhe shumë tema tjera. Një pjesë të madhe të atyre adresimeve kanë të bëjnë me mosrespektimin e orës policore, udhëzimet për mbrojtje nga virusi dhe lajmet e rrejshme lidhur me COVID -19.

Para së gjithash, më e rëndësishmja është që qytetarët të dinë se masat duhet të respektohen plotësisht dhe pa kompromise. Siguria, pastërtia dhe respektimi i masave dhe rekomandimeve të Qeverisë kanë kuptim jetësor në ditën e sotme.

Në asnjë rast, nën asnjë kusht, NUK GUXON TË RREZIKOHET SHËNDETI PERSONAL OSE I HUAJ.

Masat për vetë-izolim, lëvizja e kufizuar, mbajtja e distancës mes njerëzve, pastërtia, janë masa me të cilat shpëtohen jetë. Bëhet fjalë për jetën e secilit, jetët  anëtarëve të familjes dhe për të gjithë së bashku. Rrezikimi i jetës së cilit do qoftë është e ndaluar me ligj dhe me të gjitha normat morale. Papërgjegjësia, individuale ose kolektive, është rrezikim i jetës. Të jesh i papërgjegjshëm në kohën e sotme, mund të jetë edhe arsye për vdekjen e dikujt.

Institucionet po funksionojnë mirë, mbase më së miri në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Është e njohur që institucionet shtetërore të Maqedonisë Veriore janë shembullore në të gjithë botën në trajtimin e krizës  botërore në një kohë të duhur dhe efikase. Ata janë paguhen për kë të, janë të vendosur aty  për të mbrojtur popullsinë dhe aty punojnë njerëz, bashkatdhetarë tanë dhe bashkëqytetarë tanë. Prandaj, është e kotë mos t’u besosh atyre dhe t’u besosh individëve dhe grupeve të papërgjegjshme që janë të interesuar në politikë, financa ose forma të tjera të fitimit. Për çdo pyetje dhe çdo formë të kërcënimit ose mosrespektimit të masave, qytetarët kanë mundësinë, por edhe detyrimin, t’i drejtohen institucioneve kompetente.

Nuk ka asgjë të keqe të lajmëroheni në numrin 192 (polici) dhe  të raportohen sjellje të papërgjegjshme dhe të paligjshme. Besimi në institucione nënkupton vigjilencë, bashkëpunim dhe mbështetje. Solidariteti midis njerëzve dhe ruajtja e shëndetit dhe jetës manifestohet nga ndjekia  dhe respektimi i plotë i masave dhe rekomandimeve të qeverisë nga institucionet shëndetësore. Këtu nuk ka asnjë kompromis!

CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Lajme të rrejshme, dezinformata dhe gjuhë urrejtje, të cilat për fat të keq nuk nuk kanë të ndalur, secili nga ne duhet ti kundërshtojë duke raportuar dhe dënuar. Edhe kjo është një mënyrë për të ndihmuar në luftën kundër kërcënimit të virusit korona  (COVID-19). Mitet, manipulimet dhe dezinformatat për COVID-19, sado naivë të jenë, ose një produkt i fantazisë ose injorancës, mund të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e shumë njerëzve. Duhet t’u dilet para!

Gjendja e jashtëzakonshme dhe kufizimet e shumta, edhe pse janë të drejtuara ndaj mbrojtjes së interesit publik, shëndetit dhe jetës së njerëzve, krijojnë hapësirë të mjaftueshme për manipulim me vetëdijen publike dhe të shkelen të drejtat e njeriut. CIVILi me vëmendje kujdeset për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut edhe në këto kushte të rënda. Çdo rast i shkeljes të së drejtave dhe lirive duhet të shënohet, ndërsa opinioni dhe institucionet duhet të reagojnë në mënyrë përkatëse dhe pa mëdyshje.

Ekipet e CIVILit janë në terren dhe onlajn. Mbetemi të përkushtuar në kontributin ndaj luftës kundër përhapjes së virusit korona, por edhe lajmeve të rrejshme, keqpërdorimet dhe shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Kujdesuni për veten dhe tjerët. Ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin..

#QëndroNëShtëpi dhe thuaji jo pëpërgjegjësisë.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.