• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Prej nesër mbështetje psikologjike telefonike për gjendjen me koronavirusin

March 16, 2020
in BALLINA, LAJME
Prej nesër mbështetje psikologjike telefonike për gjendjen me koronavirusin
Share on FacebookShare on Twitter

IPSH Klinika universitare për psikiatri – Shkup, pas gjendjes së re të krijuar me Kovid-19, prej nesër nga ora 9:00 e deri në orën 16:00 vendosë mbështetje psikologjike telefonike për grupet e ndjeshme të pacientëve të cilëve u nevojitet një ndihmë e tillë.

Mbështetja psikologjike e prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore do të jetë e kapshme në numrin e telefonit 072 912 676, të personave të rritur në vetëizolim në numrin e telefonit 072919009, ndërsa të qytetarëve të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, në bashkëpunim me Spitalin e përgjithshëm Dibër në numrin 070 241 807.

Nga Klinika universitare për psikiatri theksojnë se pacientët janë caktuar në Terminin tim për këshillim psikologjik dhe psikoterapi në terminin e caktuar do të kontaktohen nga ana e psikologut dhe do të zbatohen në mënyrë telefonike, me mundësi për video lidhje në ndonjë nga rrjetet e internetit (sipas marrëveshjes).

Mbështetja psikologjike e pacientëve të hospitalizuar për shkak të Kovid-19 do të sigurohet në bashkëpunim me IPSH Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.

Në shtet janë regjistruar 18 raste pozitive ndaj koronavirusit, ndërsa në rrjedhë është testimi i shtatë personave. Për gjendjen me koronavirusin pasdite do të diskutojë Këshilli për siguri nacionale. Tashmë është shpallur gjendje krize në territorin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë.

 

Next Post
Gjykatësit e rinj të Gjykatës së Lartë dhanë deklaratë solemne

Gjykatësit e rinj të Gjykatës së Lartë dhanë deklaratë solemne

IRI: Qytetarët të brengosur për papunësi dhe korrupsion, BDI para Aleancës, LSDM para VMRO

IRI: Qytetarët të brengosur për papunësi dhe korrupsion, BDI para Aleancës, LSDM para VMRO

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom