Kategoritë

CIVIL CIVIL: Ju lumtë për përgjegjësinë dhe përkushtimin, stop për përfitimin politik

CIVILi reagon ashpër dhe i dënon tentimet e vazhdueshme  të strukturave të caktuara politike  për fitimin e pikave politike në llogari të shëndetit publik gjatë pandemisë së KOVID-19.

Për fat të keq, nuk ndalen as tentimet të mblidhen pikë politike, pavarësisht se sa veprimi këmbëngulës dhe i pakoordinuar ka gjasa të jetë i rrezikshëm për shëndetin publik.

Monitorimi i CIVILit shënon se jashtë koordinimit me institucionet relevante  në nivel kombëtar dhe lokal, struktura të caktuara paraqiten me aktivitete paralele.

Monitorimi e veçon informatën për Unionin e forcave rinore të VMRO-DPMNE të cilët qytetarëve të Shtipit u ofruan shërbime paralele, identike të atyre që i propozon edhe komuna përmes kanaleve zyrtare. Oferta e UFR është e shoqëruar me mesazhe manipuluese me qëllim të marrin përfitim të pandershëm politik, pavarësisht rreziqeve që fshihen në këtë sjellje të papërgjegjshme.

CIVILi paraprakisht ashpër reagoi për veprimet e partive të caktuara politike të cilat tentojnë të fitojnë pikë politike në llogari të shëndetit publik. Organizata e vlerëson këtë sjellje si plotësisht joserioze dhe të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Pandemia duhet të konsiderohet me seriozitet!

CIVILi e dënon ashpër sjelljen e papërgjegjshme të partive të caktuara politike dhe u bën thirrje institucioneve të marrin masa ligjore kundër veprimit joligjor, si individëve, ashtu edhe të strukturave politike. Tani është koha të tregojnë përgjegjësi edhe ndaj vetes edhe ndaj anëtarëve  dhe aktivistëve të tyre, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Derisa institucionet dhe politikanët e përgjegjshëm, mediat dhe një numër i madh qytetarësh në mënyrë aktive dhe me sukses luftojnë kundër përhapjes së sëmundjes, dikush tjetër merret me përfitime politike. Kjo është sjellje e pandershme dhe e papërgjegjshme.

Nëse janë të sinqertë në intencat e tyre, partitë politike, në vend se ta pengojnë, mund t’u bashkëngjiten institucioneve në luftën kundër përhapjes së virusit korona. Në vend se t’i sjellin në rrezik edeh aktivistët e tyre dhe të gjithë përreth, duhet t’i ndjekin dhe respektojnë masat nga Qeveria dhe institucionet.

Nëse cilado parti dëshiron të ndihmojë në mbrojtjen e popullsisë nga përhapja e virusit korona, së paku duhet të mos e bëjë sipas mendjes së vet. Nëse me të vërtetë ekzistojnë qëllime të sinqerta, partitë e interesuara mund  t’i ofrojnë kapacitetet e tyre sistemit dhe të koordinohen me institucionet siç është Ministria e shëndetësisë, Shtabi për krizë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe Qeveria.

Masat duhet të vlejnë për të gjithë barabartë!

CIVILi e përshëndet profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë punëtorëve të institucioneve shëndetësore anembanë vendit.

Njëkohësisht, për përshëndetje janë edhe orvatjet e të gjithë vullnetarëve, si dhe forcave policore, armatës dhe institucioneve tjera lokale dhe kombëtare dhe shërbimeve, të cilët natë e ditë punojnë mbi luftën kundër KOVID-19.

Të gjithë meritojnë falënderimin dhe respektin më të madh.