• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

SHGM: Mediat të informojnë me përgjegjësi rreth Korona virusit

March 10, 2020
in BALLINA, LAJME
SHGM: Mediat të informojnë me përgjegjësi rreth Korona virusit
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i bashkohet thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) në apelin që mediat të raportojë me përgjegjësi dhe t’i shmangin krijimit të panikut të pajustifikuar në publik kur raportojnë për Korona virusin (KOVID-19).

Siç theksojnë në SHGM, gazetarët dhe mediat kanë përgjegjësi t’i përmbahen rregullave etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e gënjeshtrave dhe krijimin e panikut në publik. Ata kanë për obligim të krijojnë hapësirë për ekspertë të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme.

“Gjatë kësaj periudhe duhet të shmanget përdorimi i fjalorit që shkakton frikë tek qytetarët dhe mund të krijojë panik që nuk korrespondon me realitetin. Për më tepër, gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm në lidhje me privatësinë e personave. Për këtë qëllim, u bëjmë thirrje autoriteteve publike dhe institucioneve mjekësore të jenë transparente në punën e tyre dhe të japin informata me kohë në mënyrë që gazetarët dhe publiku të kenë qasje në të gjitha informacionet relevante”, theksohet në kumtesë.

FEG thekson se gazetarët kanë detyrim të publikojnë të dhëna të sakta nga burime zyrtare siç janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të respektojnë Kodin Etik të gazetarëve.

SHGM u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes se nga cilat media informohen për këto tema dhe t’u japin përparësi mediave që janë pjesë e regjistrit të online mediave profesionale.

Next Post
Panel i CIVILit: Viktima të regjimit – dëshmi dhe imazhe

Sllobodan Bogoevski, Emel Ramkovska dhe d-r Todor Piperkovski në panelin e CIVILit “Viktima të regjimit – dëshmi dhe imazhe”

Lajme të mira nga Kina, ulen rastet e reja, shërohen 70% e pacientëve me korona

Lajme të mira nga Kina, ulen rastet e reja, shërohen 70% e pacientëve me korona

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom