• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

MSHIA: Transferimi i punonjësve nga sektori publik në atë privat do të jetë në bazë vullnetare, pa shantazhe

March 10, 2020
in BALLINA, EKONOMI, LAJME, POLITIKË
MSHIA: Transferimi i punonjësve nga sektori publik në atë privat do të jetë në bazë vullnetare, pa shantazhe
Share on FacebookShare on Twitter

Konfederata e sindikatave të lira (KSL) dje në konferencë për shtyp e ka përsëritur qëndrimin se është kundër transferim të punonjësve nga sektori publik në atë privat për shkak se sipas tyre kjo reformë do të shfrytëzohet për shantazhim edhe frikësim të punonjësve, transmeton Meta.mk.

“Pyesim përse është i nevojshëm ky transfer i punonjësve tash më të trajnuar, pasi jemi dëshmitarë që në tre vitet e fundit janë realizuar mbi 40.000 punësime të reja në sektorin publik, numër ky që është shumë më i madh nga ajo që paraqitet tepricë në sektorin publik. Në periudhën e fundit, veçanërisht muajin e fundit, në shumë institucione po ngriten shumë procedura për shkelje disiplinore, që vetvetiu sërish tregon që i tërë ai operacion ka filluar, por përveç neve, të tjerët heshtin dhe e aprovojnë atë akt. Ato presione fillojmë t’i durojmë edhe ne vet përsh kak se kjo është edhe përtej neve si liderë të sindikatës me qëllim të ushtrohet presion edhe mbi ne të cilët publikisht dhe zëshëm flasim për këtë transfer”, theksoi kryetari i KSL, Bllagoja Rallpovski.

KSL kërkon, në vend që paratë për këtë transfer t’i jepen biznes-sektorit, të ridedikohen për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dhe të miratohet zgjidhje ligjore për pensionim të parakohshëm për të gjithë ata që kanë mbushur 60 vjet, me stazh të plotë.

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) kanë reaguar ndaj akuzave të KSL, duke theksuar që duke e pasur parasysh periudhën parazgjedhore, të gjitha dënimet, transferimet, shpërblimet e mundshme nuk janë aktive.

“Që do të thotë se kjo akuzë për presion dhe kërcënime nuk mund të mbështet me shembuj nga puna e përditshme e institucioneve. Transferimi ende nuk ka filluar as ndonjë proces konkret, kurse për përcaktim të kushteve dhe të mënyrës në të cilën do të zbatohet, janë duke u zhvilluar biseda me të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe sindikatat për çka KSL janë të vetëdijshme dhe janë në rrjedhë me ngjarjet. Bisedat do të vazhdojnë të jenë inkluzive dhe vendimi do të miratohet bashkërisht. Transferimi do të jetë proces rreptësisht vullnetar, asnjë punonjës nuk do të jetë i detyruar për atë” thuhet në vazhdim në reagimin e MSHIA.

Next Post
Rruga nga të kuptuarit deri te mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe lirive të mediave

Katër televizione e padisin KSHZ-në, nuk janë të kënaqura me çmimin për reklamim të paguar politik

Zyrtare: Qeveria miraton mbylljen e shkollave, izolilin e udhëtarëve dhe masat e reja kundër Koronës

Zyrtare: Qeveria miraton mbylljen e shkollave, izolilin e udhëtarëve dhe masat e reja kundër Koronës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom