• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Drejtoresha e dermatologjisë me korona virus ka shkuar në punë, mbyllet klinika

March 9, 2020
in BALLINA, LAJME
Drejtoresha e dermatologjisë me korona virus ka shkuar në punë, mbyllet klinika
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtorja e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës në Shkup është infektuar me koronavirusin e ri duke e çuar në katër numrin e të prekurve me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se te drejtorja e klinikës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, është konstatuar prania e virusit pas kthimit të saj nga Italia ndërsa kritikoi veprimin e saj për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga infektimi.

“Më vjen shumë keq për mosrespektimin e masave parandaluese për mbrojtje nga koronavirusit, duhet të them që pacientja është kolege e jona, e cila ka qenë në punë për pesë ditët e fundit pas kthimit nga Italia. Ky është një zhgënjim i madh,” tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë tha se ekipet e Qendrës së Shëndetit Publik në Klinikën e sëmundjeve të lëkurës aktualisht po vlerësojnë shkallën e rrezikut për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me drejtoren, gjë që mund të rezultojë me mbylljen e gjithë departamentit.

Ministri shtoi se çdokush që nuk do të respektojë masat, do të përballet me sanksione meqë institucionet nuk do të lejojnë që persona të pakujdesshëm të rrezikojë shëndetin e njerëzve.

“Apelet e përditshme për izolim duhet të merren shumë seriozisht. Kufijtë nuk mund të mbyllen, është e pamundur. Theksoj se kushdo që vjen nga një rajon me rrezik, nëse nuk ka simptoma në kufi, duhet të izolohen për 14 ditë”, tha Filipçe.

Më 6 mars, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, kishte njoftuar për dy raste të reja të prekura me koronavirusin e ri në këtë vend. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.

Në Maqedoninë e Veriut, më 26 shkurt ishte regjistruar rasti i parë me koronavirus, te një grua që ishte kthyer po ashtu nga Italia.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndërkohë ka marrë vendim për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars.

Next Post
Aselborn: PO-në e Francës do ta ndjekin edhe shtetet tjera

Aselborn: PO-në e Francës do ta ndjekin edhe shtetet tjera

“MUNDEMI, edhe më shumë, edhe më mirë”, Zaev shpalos programin parazgjedhor në Kongresin e LSDM-së

"MUNDEMI, edhe më shumë, edhe më mirë", Zaev shpalos programin parazgjedhor në Kongresin e LSDM-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom