• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev distancohet nga bomba për Milloshovskin

March 8, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev distancohet nga bomba për Milloshovskin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka mohuar të qëndrojë pas “bombave” të fundit të publikuar në opinion kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në të cilat ai dëgjohet duke intervenuar te ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovki. Në një konferencë për shtyp, Zaevi i mohoi akuzat e deputetit Milloshoski, duke theksuar se nëse i posedonte këto materiale, atëherë të njëjtat do t’i bënte publike në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”, si dëshmi e drejtpërdrejtë për ndikimin në gjyqësor.

“Definitivisht ne obligimin tonë e kemi përmbyllur dhe nga fundi i vitit 2015 i kemi dorëzuar të gjitha materialet në PSP. Publikuam pako prej 35 ‘bombave’ dhe kur arritëm Marrëveshjen për Qeverinë e Perzhinos, ndaluam së publikuari. Materialet i përgatitëm në hard-disqe dhe tekstualisht i dorëzuam. Mos të harrojmë se kush përgjonte, pasi ne pranuam vetëm një pjesë të materialeve, respektivisht rreth 30 për qind e materialeve të përgjuara”, tha Zaevi.

Njëkohësisht, ai i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të kyçet më zbulimin e asaj se kush i publikon këto “bomba”. Ndryshe, javën e kaluar në kanalin social “Youtube”, u publikuan pesë biseda telefonik në të cilat dëgjohet zëri i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Kësisoj, temë e bisedës është një lëndë e babait të tij në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut. Komunikimi zhvillohet mes tij dhe ish-kryetarit Jovo Vangellovski, për ankesën të cilët Shoqata e Vozitësve të Kërçovës, kryetar i së cilës ishte babai i Milloshoski, e ka dorëzuar kundër babait të tij. Hyrja në bisedë në këtë rast bëhet më përshëndetje dhe prezantimit nga ana e deputetit Milloshoski. Nga ana tjetër, ish-kryetari i Gjykatës Suprme, Vangellovski, e mirëpret dhe e udhëzon te gjykatësi i cili e shqyrton lëndë.

Menjëherë pas këtij lajmi, vetë deputeti Milloshoski, u deklarua në rrjeti social “Facebook”, dhe e konfirmoi bisedën në fjalë, duke potencuar se këto përgjime janë bërë në mënyrë të paligjshme nga DSK-ja, në vitin 2011. Sipas tij, në këtë mënyrë ish-kryeministri Zoran Zaev, ka kryer shantazhimin e deputetëve, zhvatjen e sipërmarrësve, frikësimin e pronarëve të mediave e kështu me radhë. Nga ana tjetër, Prokuroria Publike, ende nuk ka dalë me qëndrimin rreth asaj se vallë po hetohet publikimi i këtyre materialeve.

Next Post
Publikohen emrat e kandidatëve të Lëvizjes BESA

Publikohen emrat e kandidatëve të Lëvizjes BESA

Lëndët që PTHP mori nga PSP, drejt përfundimit

Lëndët që PTHP mori nga PSP, drejt përfundimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom