• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon me dëshmitarë

March 6, 2020
in BALLINA, LAJME
Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon me dëshmitarë
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmitarët e fundit të propozuar nga Bojan Jovanovski – Boki 13, i akuzuar i parë në rastin “Reket”, duhet të dëgjohen në seancën e sotme për këtë lëndë gjyqësore.

Në seancën e fundit dëshmuan stilisti, Sergej Varoshlija, pronarja e optikës, Maria Jankovska dhe pronari i galerisë, Aleks Kërtov. Duhej të dëgjoheshin edhe Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovçe Remenski, por u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidia Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë.

Këtë rast, ku e akuzuar është edhe ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, përderisa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Villma Ruskoska.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale” dhe për “pranim të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski – Kiçeec pranoi fajin për veprën “pranim i shpërblimit për ndikim kundërligjor”, pas çka u dënua me tre vite burg. Aktvendimi kundër tij ende nuk është fuqiplotë sepse mbrojtja paralajmëroi ankesë para Gjykatës së Apelit në Shkup.

Next Post
Korona virusi mund ta le pa tifoz ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova

Korona virusi mund ta le pa tifoz ndeshjen Maqedonia e Veriut - Kosova

KSHZ: Ankesat eventuale për zgjedhjet do të shqyrtohen vetëm me fakte

KSHZ: Ankesat eventuale për zgjedhjet do të shqyrtohen vetëm me fakte

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom