• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaevi bartës i listës në NJZ katër, Mickoski preferon të jetë kandidat “shpic”

February 29, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaevi bartës i listës në NJZ katër, Mickoski preferon të jetë kandidat “shpic”
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët e LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, janë të bindur se do të jenë fitues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, por e përjashtojnë mundësinë që të bëjnë koalicion të gjerë. Zaevi në duelin në TV Kanal 5 paralajmëroi se LSDM në zgjedhjet parlamentare do të garojë si parti multietnike, ndërsa Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE do të garojë si parti politike maqedonase.

Megjithatë, Zaevi nuk e përjashton mundësinë për koalicion të gjerë, por pasi VMRO-DPMNE të humb në zgjedhje dhe Mickoski të japë dorëheqje, pas çka do të evropizohet partia.

Paralajmëroi se ai do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore numër katër dhe i bëri thirrje Mickoskit që të garojnë në teren vendor. Theksoi se për të përgjegjësi para popullatës është që të jetë bartës i listës zgjedhore, e jo kandidat “shpic”, që mund të interpretohet si ikje nga përgjegjësia.

Mickoski, theksoi se ka dhënë propozim për kandidat “shpic” për mandatar për qeverinë e ardhshme, sipas tij ajo është vertikale morale, por vendimin përfundimtar për atë se a do të jetë kandidat “shpic” ose bartës i listës do të dihet javën e ardhshme në BQ të partisë.

Zaevi e cilësoi si hap historik koalicionin parazgjedhor të LSDM me Lëvizjen BESA.

Në pyetjen se a do të bëjë koalicion me BDI-në, Mickoski tha se partia e tij do të bëjë koalicion me secilën parti, e cila mund ta pranojë programin e VMRO-DPMNE dhe programi i së cilës do të mund të pranohet nga partia e tij. I dëshiroi Zaevit fat në koalicionin me lëvizjen BESA, por vlerëson se është hipokrizi Zaevi të jetë, siç theksoi, kritikues i BDI-së dhe të jetë opozitë mes shqiptarëve në shtet. Me koalicionin me lëvizjen BESA, shtoi, Zaevi ashpër i manipuloi votuesit nga blloku shqiptar dhe po tenton të vjedhë vota nga ata me tentimin që të aktrojë opozitë në kornizat e bllokut politik shqiptar.
Zaevi replikoi për këtë çështje se me këtë deklaratë ai në fakt i ka nënçmuar bashkësitë tjera etnike në vend.

 

 

Next Post
Ziberi: BESA do të rrisë numrin e votave në koalicion me LSDM-në, krijohet atmosferë fitorje

Ziberi: BESA do të rrisë numrin e votave në koalicion me LSDM-në, krijohet atmosferë fitorje

Korona virusi në karantin, masat preventive zbatohen në maksimum

Korona virusi në karantin, masat preventive zbatohen në maksimum

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom