• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Mediat amerikane me hapsirë të veçantë për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

February 18, 2020
in BALLINA, INTEGRIME
Mediat amerikane me hapsirë të veçantë për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Maqedonisë u shpërnda dhe kështu hapi rrugë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për 12 prill, tetë muaj para përfundimit të mandatit vijues, si test të madh për propolitikat e BE-së, të ish-kryeministrit Zoran Zaev, shkruan sot gazeta kanadeze “National post”. Përkundër frikës së ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, presidenti i Francës, Emanuel Makron, në tetorin e vitit të kaluar nuk dha dritë të gjelbër për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, thuhet në kronikën e “National Post”.

Në këtë raport thuhet se Shkupi, ka pritur të fillojë negociata me BE-në, menjëherë pas zgjidhjes së problemit rreth emrit me fqinjin jugor Greqinë, pasi e ndryshoi emrin nga Maqedonia, në Maqedonia e Veriut. Presidenti Makron ka udhëhequr grupin e liderëve të BE-së, të cilët e kundërshtuan fillimin e negociatave me Shqipërinë.

“Edhe Serbia dhe Mali i Zi kanë ambicie të hyjnë në BE, por procesi i zgjerimit u frenua për shkak të frikës së perëndimit rreth emigrimit dhe situatës me Bregzitin”, thonë nga “National Post”. Dy shtetet e mbetura ballkanike të cilët shpresojnë të anëtarësohen në BE, Bosnja dhe Kosova, sipas gazetës kanadeze, janë shumë prapa këtij procesi.

Ndërkohë, gazeta “Washington Post”, shkruan se incidenti me ministren e Punës dhe Politiës Sociale, nga partia opozitare me VMRO-DPMNE, në qeverinë e përkohshme, Rashella Mizrahi, e cila dy herë u paraqit para tabelës me emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë, i trazoi shpirtrat në Athinë dhe Shkup.

“Ambasada e Greqisë dërgoi notë proteste, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, e akuzoi Mirzrahin për mosrespektim të Kushtetutës të vendit”, thonë nga “Washington Post”. Tutje, prej aty shtojnë se kryeministri i vendit propozoi shkarkimin e saj nga funksioni, me ç’rast Kuvendi, në seancën e ditës së shtunë, e votoi shkarkimin e saj.

Next Post
Bota i dhuron 1,15 miliardë dollarë Shqipërisë  për rikuperim nga termeti

Bota i dhuron 1,15 miliardë dollarë Shqipërisë për rikuperim nga termeti

Gjilan – Policja vret prindërit dhe dy vëllezërit, në fund bën vetëvrasje

Gjilan - Policja vret prindërit dhe dy vëllezërit, në fund bën vetëvrasje

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom