Kategoritë

Marshi për drejtësi Deralla: Amnesti – JO! Drejtësi – PO! (VIDEO)

Nuk ka amnesti për kriminelët, PO, do të ketë drejtësi për të gjithë qytetaret dhhe qytetarët. Me këto fjalë, Xhabir Deralla nga CIVIL – Qendra për Liri shpalli fitoren e qytetarëve për drejtësi ndaj atyre që e penguan ndër vite drejtësinë në vend, njofton drejt.mk.

Para marshuesve të cilët u tubuan para komoleksit të gjyakatave pas marshit “Hapërojmë për Drejtësi”, Deralla tha se ka mbaruar koha e Swarovski gjykatave dhe “naçallnikëve”, ndërsa akuzat e opozitës për shkelje procedurale gjatë miratimit të ligjeve për prokurorinë Publike, ai i quajti tentime të kota për ti shpëtuar drejtësisë.

“Ata që tërhiqnin njerëz për veshi, për fyti, që çdo ditë bëjnë thirje për spastrim etnik, ata që fqinjët e tyre i urrejne dhe ofendojnë me fjalët më të rënda, ata kërkonin shumicë të Badenterit.
Por ajo ishte vetëm tentativa e fundit qyqare.
Uni i kuptoj. Në ditë kur drejtësia troket në derë, askush nuk brengoset se sa do të tregohet i paditur, por shiqon si ta shpëtojë lëkurën dhe llogarinë bankare në Belize.
Kriminelët do të thiren edhe në drejtësi edhe në ligje edhe në procedura edhe në nder. Do të kujtohet në të gjitha truket e pokerëve dhe qibritashëve, vetëm të blejnë kohë, duke pritur instruksione të reja nga tenda e azilit në Budapestë”, tha Deralla.

Ai në fund përcolli edhe një porosi për pushtetin aktual duke thënë se duhej edhe më fuqishëm dhe më shpejtë të sjellin drejtësinë në vebd dhe të nxjerin para organeve të drejtësisë të gjjthë ata që kanë shkatëruar fatet e njerëzve me gjyqsor të politizuar dhe kriminalitet.

A. Zeqiri