Kategoritë

Simpozium i bletarisë në Shkup – paralajmërim për projekt të ri në bletarinë e Maqedonisë

Federata bletare e Maqedonisë (FBM), Shoqata për sipërmarrësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm APISEED – Shkup dhe Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik “Izgrejsonce” sot organizojnë Simpozium të bletarëve në temë “Përdorimi i bletarisë dhe agropyjoreve si resurse për zhvillim të qëndrueshëm”.

Simpoziumi i bletarisë, siç informojnë organizatorët, është bazë për fillim të një projekti të madh në të cilin përveç bletarëve, bletëve dhe produkte e tyre, do të merren parasysh edhe strukturat socio-ekonomike, natyra, ekosistemi, si dhe marrja e prodhimeve cilësore finale për konsumatorët përfundimtarë.

Në simpozium do të marrin pjesë ekspertë ndërkombëtarë nga sfera e bletarisë, shëndetit të bletëve dhe mjekësia e bazuar në bletët.

Në Simpoziumin e bletarisë janë të ftuar të gjithë bletarët nga vendi dhe organizata të interesuara për rajonin. Mbështetës të përgjithshëm janë ambasada franceze në Shkup dhe Ministria e Bujqësisë.