• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Eco Guerrilla me reagim për deklaratën e Zaevit kundër shpalljes së Malit Sharr për park nacional

February 3, 2020
in BALLINA, LAJME
Eco Guerrilla me reagim për deklaratën e Zaevit kundër shpalljes së Malit Sharr për park nacional
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Eco Guerilla e vlerëson si joserioze dhe skandaloze deklaratën e ish-kryeministrit Zaev rreth shpalljes së Malit Sharr për park nacional.

Arsyetimi se me shpalljen e Malit Sharr do të ndërpritet e drejta për kullotjen e bagëtive është qesharake dhe tendencioze. Ai si ish-kryeministër duhet ta dijë që bagëtitë aspak nuk e dëmtojnë ambientin dhe biodiverzitetin në natyrë, por shkatërrimi i florës dhe faunës, pasurive të ndryshme natyrore vjen nga ndërtimi i hidro-centraleve dhe prerja e drunjëve. Që të bindet se bagëtitë nuk i dëmtojnë parqet nacionale duhet të kërkojë nga këshilltarët që t’ja lexojnë Ligjin për mbrojtjen e natyrës Neni 75, Pika 2 dhe propozim-ligjin për Parkun Nacional të Mavrovës Neni 11, Pika 3 ku në mënyrë eskplicite përcaktohet se kullotja e bagëtive është plotësisht e lejuar. E njëjta vlen edhe për zhvillimin e turizmit në Kodrën e Diellit, pasi shpallja e Parkut Nacional nuk përbën pengesë.

Ai duhet të informohet se vendi ynë e ka nënshkruar edhe Konventën e Bernit me të cilën parashihet mbrojtja e zonave emeralde edhe pa u shpallur parqe nacionale. Me këtë ai le dyshime se e sakrifikon shpalljen e Malit Sharr si park nacional për biznes-interesat e hidro-mafias dhe grupeve tjera të interesit.

Poashtu edhe në pronocimin e mëhershëm të Zaevit (11 Maj 2018), që qytetit të Tetovës nuk i duhet transport publik, me arsyetimin banal se taksistët do të mbeteshin pa punë, është i papranueshëm dhe aspak parandalues për nivelin e ndotjes së ajrit në këtë qytet. Kërkojmë nga të gjithë politikanët që të jenë të përgjegjshëm rreth çështjeve për ambientin, ku vendin kryesor e kanë qytetarët dhe shëndeti i tyre, dhe jo biznes-intereset e grupeve ndryshme.

Next Post
CIVILi hap pozita për vëzhgues, afati i parë skadon të shtunën  në mesditë, më 8 shkurt

CIVILi hap pozita për vëzhgues, afati i parë skadon të shtunën në mesditë, më 8 shkurt

Franca drejt heqjes së bllokadës, metodologjia e re parasheh pezullim negociatash gjatë ngecjes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom