• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ruskoska: Gjykatësit joprofesionist denonconi në Këshillin gjyqësor

January 30, 2020
in BALLINA, LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Cilido që ka njohuri ose mendon se ndonjë gjykatës vepron në mënyrë joprofesionale duhet që këtë ta denoncojë në Këshillin e Gjykatësve. Kolegia Stefanova si prokurore duhet ta dijë atë procedurë, deklaroi sot prokurorja publike Villma Ruskovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të hetojë pretendimet e Lile Stefanova për përzierje të gjykatëses Dobrilla Kacarska.

Sipas Ruskovskës, dyshimet e tilla janë të papranueshme nëse nuk raportohen në Këshillin e Gjykatësve.

“Është e palejueshme që dyshime e tilla pas një viti e gjysmë të denoncohen në gjykatë, e që të mos njoftohet Këshilli Gjyqësor”, theksoi Ruskovska.

Sa i përket hetimit për rastin “Perandoria” dhe se po udhëhiqet me tempo të përshpejtuar, Ruskovska tha se nuk ka informacion se udhëhiqet me tempo të përshpejtuar.

“E di se janë thirr disa dëshmitarë dhe Stefanova vepron në këtë lëndë bashkë me kolegen Gordana Smaqovska. Kështu që të dyja duhet të jenë të pranishme kur merren në pyetje dëshmitarë”, tha Ruskovska.

Për atë se si do të vazhdojë hetimi prej aty se ku ka mbetur, Ruskovska tha se kjo varet nga kolegia Smaqovska.

“Nuk mund tani të them saktë, sepse kolegia Smaqovska dalëngadalë po hyn në këtë lëndë dhe po njoftohet me dëshmitë deri më tani janë grumbulluar,si dhe me deklaratat e dëshmitarëve. Çka do të vendosim pas kësaj do ta shohim”, tha Ruskovska.

Përndryshe, prokurorja Lile Stefanova, në dëshmimin për rastin “Reket”, theksoi se në mesin e personave të cilët kanë kryer presion për rastin “Perandoria”, është edhe gjykatësja Dobrilla Kacarska. Sipas Stefanovës, gjykatësja Kacarska, përmes një personi tjetër ishte marrë në pyetje për këtë lëndë.

Next Post

Kyçuk: Anëtarësimi në BE duhet të jetë interes kombëtar

Ristovski: Ligji për prokurorinë publike do të mundësojë autonominë e prokurorëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom