Pasi u anulua video konferenca e paralajmëruar jozyrtarisht nga zyrtarë të afërt të tij, presidenti i SHBA-ve, Donalt Trump, është prononcuar përmes Tuiter. Kjo është paraqitja e tij e parë pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak për të cilat përgjegjësinë e mori Garda Revolucionare e Iranit. Trump ka paralajmëruar dhe një konferencë për të enjten, njofton drejt.mk.
“Gjithçka është mirë! Raketat e lëshuara nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve po ndodhin tani. Deri më tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë, deri tani! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1214739853025394693