• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjykata penale kërkon të hetohen kërcënimet e avokatëve në rastin “TNT”

January 8, 2020
in BALLINA, LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Penale e Shkupit apelon deri te Oda e avokatëve, MPB por dhe Prokuroria të ndërmarrin masa adekuate dhe të hetojnë elementet e kërcënimeve dhe presioneve drejtuar gjyqit dhe gjykatësit -porotë lidhur me deklaratat e disa avokatëve në lëndën e njohur në opinion si “TNT” me qëllim të mbrojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e procedurave gjyqësore.

“Habit fakti që kërcënimet dhe presionet publike janë gjeneruar nga individë që janë palë në procedurën gjyqësore. Habit raporti i tyre joetik dhe joprofesional që është pa respekt ndaj gjyqit dhe jashtë nga kompetencat e një avokati- mbrojtës të të akuzuarit. Presion/kërcënim me dorëzimin e kallëzimit penal ndaj gjykatësit- porotë i cili aktivisht merr pjesë në zhvillimin e procedurës gjyqësore dhe merr pjesë në miratimin e vendimit, është sulm serioz mbi pavarësinë dhe paanshmërinë e vendimit gjyqësor, aq më shumë që në rastin konkret kërcënimi është gjeneruar nga avokat i cili është pjesëmarrës në lëndën e njëjtë gjyqësore ku vepron gjykatësi i sulmuar- porotë. Nëse palët kanë vërejtje në punën e gjyqit, ekzistojnë mjete juridike dhe instrumente ligjore me të cilin mund të depërtohet aktiviteti gjyqësor dhe procedurat gjyqësore. Kërcënimet dhe presionet, veçmas në kohën e procedurës aktive gjyqësore nuk guxon dhe nuk mund të jetë opsion në një shtet demokratik ku të gjithë synojmë sundimin e të drejtës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Penale në Shkup.

Më tej në komunikatë, qëndron se obligimi i gjykatësit -porotë është të kryejë funksionin e tij derisa nuk shkarkohet nga ana e Këshillit gjyqësor të RMV-së që është në pajtueshmëri me Ligjin e gjykatave.

Nga gjykata theksojnë se ajo që është përmendur më lartë, duket se individë/avokatë janë bllokuesit e vërtetë të kësaj procedure gjyqësore dhe në situatën e krijuar mund të thuhet se punojnë edhe në kundërshtim me interesat e të akuzuarve.

“Në atë drejtim gjykata e percepton edhe insistimin e avokatit tjetër të të njëjtës procedurë i cili edhe krahas faktit që ai personalisht në shumë procedura tjera gjyqësore e ka përdorë vetëm gjuhën zyrtare, përdorim aktiv i të cilës është kusht për marrjen e licencës së avokatit, konform Ligjit për avokaturë në këtë procedurë insiston të përdorë gjuhën e tij amtare që edhe klienti i tij nuk e kupton. Çfarëdo lëshimesh nga Ligji për Kodin penal i cili e rregullon përdorimin e gjuhëve në procedurë gjyqësore, mund të tërheq obstruksione në gjitha lëndët tjera gjyqësore në shtet që mund të sjell deri te kolapsi në sistemin e gjyqësisë”, theksohet në komunikatë.

Nga Gjykata Penale thonë se komunikata do të dorëzohet edhe deri të të gjitha institucionet- kompetente për pavarësinë e gjyqësorit dhe paanshmërisë në thuhet, “deklaratat gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive, de-fakto kërcënime dhe presione që gjykatësi- porotë i Gjykatës penale i merr nga ana e avokatëve- palë në procedurën gjyqësore”

Next Post
CIVIL: Ndal për gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rrejshme!

CIVIL: Ndal për gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rrejshme!

Seminar për politika transparente dhe përgjegjëse në Gostivar

Seminar për politika transparente dhe përgjegjëse në Gostivar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom