• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Formohet qeveria spanjolle, hapet rruga për ratifikimin e protokollit për NATO

January 7, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti i Spanjës sot i dha përkrahje liderit të socialistëve Pedro Sançez për formimin e qeverisë së koalicionit, me çka i jepet fund krizës pothuaj njëvjeçare në ekonominë e katërt sipas madhësisë në eurozonë.

Formimi i Qeverisë spanjolle do ta hapë rrugën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, me çka shteti i ynë do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës.

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, në profilin e tij në Fejsbuk, e ka përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së Spanjës.

“Lajm i mirë nga Madridi! Sapo u votua Qeveria e re e Spanjës, Urime deri te kryeministri Sançez”, publikoi në Fejsbuk Zhernovski.

Lideri i Partisë Socialiste të Spanjës, Pedro Sançez sot e mori përkrahjen me 167 vota në Parlamentin 350-anëtarësh spanjoll për formimin e Qeverisë së koalicionit me partinë e majtë Podemos.

Të dielën, në rrethin e parë të votimit, koalicioni i Sançezit nuk mori përkrahje nga më shumë se 176 deputetë, e sot në rrethin e dytë të votimit, ishin të nevojshme më shumë vota “për” se “kundër”.

Socialistët e Sançezit fituan në zgjedhje në prill vitin e kaluar, por ai nuk mori mjaftë vota për formimin e pavarur të qeverisë. Pasi nuk mori përkrahje nga partitë tjera në nëntor, u mbajtën zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme, ku janë arritur rezultate të ngjashme, pas çka socialistët e Sançezit formuan koalicion me partinë më të vogël të majtë, Podemos, me të cilët së bashku kanë 155 deputetë.

Për dhjetë muaj, Protokollin për aderim në NATO e ratifikuan 28 nga gjithsej 29 anëtarë, ndërsa pranimi i Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të të NATO-s është i sigurt, hyrja është vetëm formalitet, pasi vendimi dhe pajtueshmëria nga 29 vendet anëtare veçmë është dhënë.

Nga ana e jonë, megjithatë Propozimi ligji për ratifikimin veçmë është në procedurë kuvendore. Qeveria nga fundi i muajit të kaluar ka vendosur për ratifikim të parakohshëm te ne, me qëllim që të mos humbet kontinuiteti në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë, duke marrë parasysh atë se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill, ndërsa Parlamenti shpërndahet më 11 shkurt.

Next Post

Zaev: Secili të ndez zjarrin e dritës dhe ngrohtësisë

Irani goditi me dhjeta raketa dy baza amerikane në Irak (FOTO+VIDEO)

Irani goditi me dhjeta raketa dy baza amerikane në Irak (FOTO+VIDEO)

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom