• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Toçi: Njerëz që për herë të parë dëgjojnë për ekologji nuk duhet të vendosen për ministra

October 28, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Pikat kryesore nga konferenca “Po Vijnë të Gjelbrit”
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja Arta Toçi në konferencën “Po Vijnë të Gjelbrit” në organizim të CIVILit deklaroi se në shtetin tonë çdo gjë politizohet, qytetarët në disa vende të shtetit nuk vendosin as për kryetarin e komunës së tyre, sepse tjerë vendosin për ata.

“Qyteti im është vendi i parë sipas ndotjes dhe një kohë të gjatë për tymin e zi mendonim se është mjegull karakteristike për dimër. Filluam me protesta, dhjetëra njerëz në atë kohë, protestat e ardhshme me numër më të madh, ngjarjet publike të Xhaferit ndihmuan që njerëzit të kuptojnë se kjo është ndotje, dhe se sa të sëmura ka si pasojë e ndotjes. E keqja ishte se këto protesta u organizuan nga një Shqiptar, ndërsa Tetova është qytet multinacional, dhe bashkëqytetarët tonë Maqedonas nuk dilnin në ato protesta për këtë arsye. E mira që doli nga këto protesta është mbyllja e Jugohromit”, deklaroi Toçi.

Ajo shtoi se në vendet tjera në perëndim, kur të gjitha problemet i kanë të zgjidhura, atëherë ata zakonisht mendojnë për ekologjinë, por se kjo duhet të jetë anasjelltas.

“Unë ekologjinë e vendos në rend të parë. Që të jetë Maqedonia me vendet tjera të civilizuara, nuk duhet të vendosen për ministra për ekologji, njerëz që për herë të parë dëgjojnë për fjalën “ekologji”, kur i zgjedhin për funksionin”, thotë ajo.

Toçi thotë se Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor u shërben njerëzve si kryeministrave dhe funksionarëve tjerë, kur dëshirojnë ta shpërblejnë dike, atëherë ia japin atë ministri, e ai nuk di se çfarë duhet të bëjë.

“Sharri është në rrezik, duhet të gjithë ta ngremë zërin, është mal i yni, këndojmë këngë dhe duhet të gjithë të dimë të punojmë për atë, sepse po shkatërrohet. Thonë se druri i vjetër duhet prerë, që të rriten të rinj, por, lumenjtë dhe liqenet e Sharrit do të shërbejnë për hidrocentrale dhe do t’u shërbejnë njerëzve të pushtetit – LSDM, BDI, VMRO-DPMNE. Unë apeloj deri te të gjithë  njerëzit që e kanë ekologjinë në vetëdije dhe t}i mos i lëmë këta njerëz që jetojnë atje, të vetmuar”, thotë Toçi.

Next Post
Pikat kryesore nga konferenca “Po Vijnë të Gjelbrit”

Deralla: “Ka ardhur koha të kemi lëvizje të të Gjelbërve në Maqedoni"

SKEN – video magazinë politike: Zgjedhje të parakohshme parlamentare: Të shpejta, por të shtyra!

SKEN - video magazinë politike: Zgjedhje të parakohshme parlamentare: Të shpejta, por të shtyra!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom