Kategoritë

PËRVJETOR Dita e Bashkimit Gjerman me manifestim në Shkup

“Kam nderin dhe kënaqësinë, T’u përshëndes sot në pritjen tonë me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman.

Dita e Bashkimit Gjerman sivjet kremtohet në një jubile tejet të veçantë: Në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, i cili e kishte ndarë Gjermaninë gjatë Luftës së Ftohtë për më tepër se 28 vite.

Në vjeshtën e vitit 1989, pas shpalljes së lirisë së udhëtimit për të gjithë qytetarët e RDGJ më 9 nëntor, u hapën vendkalimet kufitare: Gjermanë nga Lindja dhe Perëndimi përqafonin njëri tjetrin me lotë gëzimi, i tërë vedni festonte.”, tha Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, sot në manifestimin me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman, në Shkup.

Në manifestimin u prezantua edhe shtatorja “Buddy Bear”, ariut – simbol heraldik  i Berlinit, që e simbolizon demokracinë, tolerancën dhe mirëkuptimin midis popujve, vlera të cilat Berlini i promovon si qytet i ndarë për një kohë të gjatë. Ariu është prezent në pothuajse të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara anembanë botës, ndërsa tani edhe në Shkup.

Ambasadori Gerberih e falënderoi artistin Sergej Andreevski, i cili e realizoi pamjen artistike të shtatores së ariut.

” Maqedoninë e Veriut  pas pak ditësh e pret një vendim i rëndësishëm – vendimi i Këshillit të Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve në Bruksel. Jam optimist se edhe Këshilli do të deklarohet qartë për rrugën evropiane dhe perspektivën e mëtejme të Maqedonisë së Veriut drejt BE.

Bundestagu Gjerman më 26 shtator e dha pëlqimin që Qeveria Gjermane të mund të votojë për fillimin e bisedimeve në Bruksel. Jam optimist se edhe Këshilli do të deklarohet qartë për rrugën evropiane dhe perspektivën e mëtejme të Maqedonisë së Veriut drejt BE.

Tani është detyrë e Qeverisë dhe opozitës, ta shfrytëzojnë së bashku këtë shans dhe kështu ta demonstrojnë përgjegjësinë e tyre politike. Me qëllim që në Maqedoninë e veriut të mund dë ekzistojë një shoqëri me vlera evropiane, në të cilën sundon siguria ligjore, ku të gjithë njerëzit mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre elementare, një shoqëri ku askush nuk u tregon njerëzve se si duhet menduar dhe ku fëmijët dhe familjet e tyre do të mund të zhvillohen në mirëqenie.

Si ambasador gjerman, jam krenar që mund ta përfaqësoj vendin tim këtu te Ju dhe njëkohësisht të kontribuoj  në mënyrë që të afrohemi edhe më tepër, dhe mbi të gjitha, t’i avancoj marrëdhëniet mes vendeve tona. Republika e Maqedonisë së Veriut impresionon me potencialin e saj të madh, dhe Gjermania si partnere e besueshme dëshiron të bashkëveprojë me Ju në zhvillimin e mëtejshëm të këtij potenciali.

Ky potencial është prezent në të gjitha fushat e marrëdhënieve tona. Gjermania është dhe mbete jo vetëm partneri tregtar më i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, organizata gjermane suksesshëm bashkëpunojnë me institucionet e Maqedonisë së Veriut në fushat e ekonomisë, shkencës, kulturës, si për shembull Instituti Goethe, ose fondacionet politike. Ekziston një partneritet intensiv mes rajoneve, qyteteve dhe komunave, si me Bvarinë, Brandenburgun, Nirnbergun dhe Drezdenin. E gjithë kjo është rezultat i palodhshëm i shumë  njerëzve në dy vendet tona.

Pjesë e rëndësishme përbërëse e përpjekjeve tona të përbashkëta edhe në të ardhmen do të jetë thellimi dhe zgjerimi i perspektivës së integrimit euro-atlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se edhe më tej t-do t’ju mbështesim në zbatimin e reformave të nevojshme, me qëllim që ato të fillohen me vendosmëri dhe të zbatohen në mënyrë konsekuente, për të os humbur më tepër kohë.

Pikat kryesore janë të njohura për të gjithë ne: fusha e drejtësisë, reforma e institucioneve dhe krijimi i mediave të pavarura. Populli i këtij vendi duhet të sheh rezultate konkrete që e përmirësojnë jetën e përditshme.

Dëshiroj t’u siguroj se Gjermania, si partnere e sinqertë dhe e besueshme, edhe në të ardhmen do t’ju mbështesë në të gjitha fushat, qoftë nërrugon drejt NATO dhe BE, qoftë në zbatimin e integrimit rajonal ose në zbatimin e reformave të radhës.”, tha Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih, në fjalimin përshëndetës me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman, që u kremtua sot në Shkup.