Kategoritë

ARDHMËRI E GJELBËR Anketë: Banorët e Manastirit duan ardhmëri të gjelbër, por çdo gjë varet nga ata vetë

Pavarësisht problemeve që i kanë me ndotjen e ajrit, banorët e Manastirit, megjithatë, vlerësojnë se vendin e pret ardhmëri e gjelbër.

Qytetaret dhe qytetarët u përgjigjën në pyetjet e CIVILit për ardhmërinë e vendit, e gjelbër ose e errët, si kujdeset vetëqeverisja lokale dhe shteti për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Unë jam optimist i pashërueshëm. Kjo është luftë e pafund mes njeriut dhe natyrës… Kur njeriu do ti vendos afshet nën kontroll, çdo gjë do të jetë në rregull”, thotë një qytetar i Manastirit.

“Dua ardhmëri të gjelbër. Mirëpo, nuk e dimë se si do të bëhet. Askush nuk e di se si do të bëhet. Edhe ekologët edhe mediat po tentojnë. Vazhdimisht flitet për këtë temë, por fajin e kanë qytetarët, ata shkatërrojnë çdo gjë”, vlerëson një qytetare.

“I edukojmë fëmijët, edukohemi ne, të hidhen mbeturinat, të riciklohet…megjithatë, varet nga kultura e secilit dhe nga edukata familjare”, thotë një qytetare.

“Vlerat e gjelbra vështirë absorbohen këtu. Ka të bëjë me vetëdijesimin e qytetarëve, është në nivel të ulët. Faji është te populli, e pastaj te politikanët”, thotë një qytetar tjetër.

Biljana Jordanovska

Kamera: Arian Mehmeti