Kategoritë

ZGJEDHJE CIVILi paralajmëron konferencë të madhe në shtator për reformat zgjedhore

CIVILi organizon konferencë të madhe për reforma zgjedhore “Perspektivat e zgjedhjeve maqedonase” në Shkup, hotel Kontinental (Salla kristale), më 25 shtator me fillim në ora 12.

Në konferencë do të ftohen liderët e partive politike pa marrë parasysh se vallë bëhet punë për parti e vogël politike ose parti e madhe politike, vallë është e përfshirë në përbërjen e tashme në Kuvend ose është parti jo parlamentare. Njëkohësisht, CIVILi do të ftoj ekspertë relevant dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare dhe bashkësisë ndërkombëtare. Pjesëmarrja është e mundshme vetëm nëpërmjet plotësimit të online aplikacionit.

“Kemi arsye të besojmë se kjo do të jetë ngjarje e madhe, në të cilën do të mundohemi të japim efekte afatgjatë pozitive që do të mundohemi së bashku t’i arrijmë në këtë fushë.”-thonë organizatorët e CIVILit dhe i ftojnë të gjithë partitë, por edhe të gjithë anët tjera të interesuara, të marrin pjesë në këtë Konferencë, në pajtim me formatin e propozuar edhe në aplikacionin për pjesëmarrje.

Në Konferencë do të flitet për nevojën për reforma në sistemin zgjedhor në tërësi, ndërsa më konkretisht do të hapen temat për Kodin zgjedhor, modelin zgjedhor, Listën zgjedhore, financimin politik dhe mediat dhe zgjedhjet. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në Konferencën do të mundohen të japin përgjigje në pyetjet se vallë, si dhe në këtë afat kohor janë të mundshme reforma në sistemin zgjedhor. Programi detal, si dhe lista e folësve do të publikohet më 18 shtator. Në javën para mbajtjes së Konferencës, në komunikim me pjesëmarrësit e paraqitur, CIVILi do ta shikon mundësinë për plotësime të Programit.

Konferencën do ta hap ambasadori gjerman Tomas Gerberih.

Ngjarja është pjesë e projektit “Qytetare dhe qytetar të lirë për shoqëri të lirë”, financuar nga Ministria për punë të jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.