• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Baçovska: A ndjejmë se marrim vendime në këtë shoqëri?

June 27, 2019
in BALLINA, LAJME
Baçovska: A ndjejmë se marrim vendime në këtë shoqëri?
Share on FacebookShare on Twitter

Profesoresha Jasna Baçovska në debatin “Qytetarët për shtetin ose shteti për qytetarët” foli për fillimet e gazetarisë qytetare, për nevojën për këtë në vende si Maqedonia, për demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare.

“Koncepti i gazetarisë qytetare u paraqit në SHBA në vitet e tetëdhjeta kur nuk ekzistonin rrjetet sociale, dhe kur demokracia në Amerikë ra në një krizë. Atëherë u paraqit gazetaria qytetare në një Amerikë në kushte kur nuk ekziston servisi publik. Nga kjo rrjedh edhe ky koncept, kjo ide, si dhe titulli i kësaj gazetarie. Tani është mirë në vende të tilla si Maqedonia, e për fat të keq, vendi im është vend në të cilin mbrohen doktoratura për autoritarizëm kompetitiv, të shihni aksione të tilla”, tha Baçovska.

Ajo u ndërlidh me profesoreshën Najçevska e cila mendon se demokracia në Maqedoni është e ngadalshme.

“Në vendin tim demokracia sikur aspak nuk lëviz. 27 vite assesi të arrijmë  demokracinë. Demokracia nuk është ai momenti formal. Sot në politologjinë bashkëkohore nuk matet ndarja e pushtetit. Ndarja e pushtetit është kriter formal: ekzekutiv, gjyqësor, ligjvënës… Ndjenjat te individi, ajo është gjëja matëse. Për demokracinë janë të rëndësishme tre elemente: a kam besim në institucionet unë si qytetar, a e toleroj tjetrin dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje. Ose, kjo ndryshe quhet efikasitet politik – a kam ndjenjë se marr vendime në këtë shoqëri”, theksoi Baçovska.

Profesoresha Baçovska vlerëson se aktivizmi në këtë kuptim mund të ndihmojë shumë, por se njëkohësisht aktivizmi është një nga gjërat më të rënda.

“Bëhet fjalë për vlera njerëzore universale, ndërsa evropianët i quajnë vlera evropiane, pavarësisht nëse është e majta ose e djathta. Flasim për vlera universale nikoqire të një shteti dhe prandaj duhet të punojmë edhe mbi sistemin konvencional të arsimit. Nga fëmijëria i mësojmë njerëzit të jenë nikoqirë të mirë dhe çfarë marrëdhënie duhet të kenë me shtetin dhe mjetet e përbashkëta. Kemi shumë punë”, përfundoi ajo.

Teksti dhe montazhi: Maja Ivanovska

Kamera: Atanas Petrovski

Fotografia: Biljana Jordanovska

Next Post
Artikuj të gazetarëve qytetarë që nuk shihen në lajmet televizive

Artikuj të gazetarëve qytetarë që nuk shihen në lajmet televizive

Saraçini: Gazetaria qytetare është përgjigje për mungesën e informatave të pavarura dhe të besueshme

Saraçini: Gazetaria qytetare është përgjigje për mungesën e informatave të pavarura dhe të besueshme

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom