Kategoritë

SUNDIM I MIRË Tribunë e Civilit: Fund shpërdorimit!

Qytetaret dhe qytetarët me dekada po përballen me një realitet të hidhur. Njerëzit në institucionet të cilëve u janë besuar përgjegjësi të larta, jeta, shëndeti, dinjiteti, drejtësia, të drejtat dhe liritë, manifestojnë një imoralitet  dhe pangopësi të skajshme. Rrallë mund të gjenden në botë privilegje të cilat i gëzojnë funskionarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me siguri se jo në shtetet e zhvilluara demokratike. Privilegje që i kanë votuar vetë funksionarët gjatë viteve, nga pavarësimi i vendit deri sot, nuk janë asgjë tjetër përveç keqpërdorim dhe shpërdorim.

Civili kërkon FUND PËR SHPËRDORIMIN. Sipas Civilit, privilegji më i madh dhe vetvetiu i mjaftueshëm është t’u shërbehet interesave të qytetarëve, të punohet në zhvillimin e demokracisë, sundimit e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Nuk ekziston, dhe nuk guxon të ekzistojë privilegj më i madh se ky!

Civili e organizon tribunën FUND SHPËRDORIMIT, kushtuar iniciativës për ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve. Tribuna do të mbahet më 5 qershor ( e mërkurë) në klubin Menada ( Çarshia e Vjetër), me fillim në ora 17. Tribuna do të transmetohet drejtpërdrejtë në profilet sociale të organizatës.

Kërkesat për ndërprerjen e privilegjeve për TË GJITHË FUNKSIONARËT, të zgjedhur dhe të emëruar, të mëparshëm dhe aktualë, në nivel lokal dhe shtetëror, u publikuan në kumtesën e Civilit më 14 maj. Organizata i dorëzoi kërkesat në Kuvendin e RMV, ndërsa qytetaret dhe qytetarët e shprehën mbështetjen e tyre përmes qindra komenteve, por edhe me propozime të artikuluara qartë për rregullimin e privilegjeve të funksionarëve. Në Civili kanë arritur shumë propozime, madje edhe tekst i rregulluar ligjor për rregullimin e pozitave dhe statusit të funksionarëve dhe administratës, që do të ndahet me publikun në ditën e ngjarjes.

Civili u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve t’i bashkangjiten iniciativës FUND SHPËRDORIMIT dhe të kontribuojnë për ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve, gjegjësisht, rregullimin dhe vendosjen në korniza normale, të përshtatshme për mundësitë e qytetareve dhe qytetarëve.

Më 5 qershor, para fillimit të tribunës në ora 17, nga ora 13, në vendin e njëjtë, ekipi i Civilit do të jetë në dispozicion për deklarata për mediat, takime dhe konsultime me qytetaret dhe qytetarët propozimet dhe dokumentet e të cilëve janë të mirëseardhura.

Kërkesat e Civilit u dorëzuan në Kuvend më 17 maj 2019

CIVIL -Qendra për Liri kërkon nga pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv tu japin fund privilegjeve dhe shpenzimeve të tepërta të cilat i gëzojnë funksionarët. Duke filluar nga presidentët e kaluar, dhe duke mbaruar me drejtuesit e agjencive shtetërore dhe institucioneve tjera, të gjitha privilegjet duhet të ndërpriten, gjegjësisht, të reduktohen deri në nivelin e pranueshmërisë për një shtet të varfër që deklarohet si shtet social, sipas Kushtetutës.

Është e pakuptimtë të shpenzohen shuma të mëdha parash për privilegje të përjetshme të presidentëve të kaluar të shtetit, pavarësisht nëse ata e kanë kryer funksionin e tyre si duhet ose kanë qenë kriminelë. Thjeshtë, nuk ka asnjë arsye logjike ata përjetë të jetojnë në luks, në llogari të qytetarëve të varfër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Funksionarët në pushtetin ligjvënës dhe ekzekutiv, dhe me siguri edhe vetëqeverisja lokale, duhet të heqin dorë nga makinat luksoze, shpenzimet e rrugës, nga shpenzimet reprezentative, udhëtimet e shtrenjta për të cilat kanë arsyetime të dobëta, orenditë  luksoze, pajisjen me vepra arti për “zbukurimin” e ambientit të punës, dhe të gjitha komoditetet tjera për të cilat tentojnë se kanë të drejta në bazë të ligjeve pas të cilëve qëndrojnë motive të dyshimta, madje edhe kriminele.

Çdo gjë që është e blerë deri tani, duhet të shitet, ndërsa mjetet të dedikohen për përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë. Në vend se të voziten me makina luksoze prej mbi 50.000 euro sherifët lokalë, duhet të sigurohen makina zjarrfikëse dhe ambulanca, ose autobusë për nxënësit. Në vend se të stërngopen nëpër restorante, funksionarët duhet të punojnë për luftën kundër korrupsionit dhe varfërinë në vend.

Apanazhet duhet të ndërpriten ose të jenë në minimum. Në këtë vend ndihma sociale i ndërpritet të varfrit, nëse fiton të ardhura tepër nga mbledhja e shisheve të plastikës në vlerë pre 300 den.

Është e papranueshme të krijohen, e pastaj edhe deri në maksimum të shfrytëzohen të gjitha ligjet sipas të cilave funksionarët praktikisht nuk kanë nevojë në asnjë moment të shpenzojnë paratë nga xhepi i tyre. Edhe pse ka përjashtime për të cilët e dimë se ekzistojnë dhe sillen me përgjegjësi ndaj resurseve publike. Por, shembujt individualë mes funksionarëve nuk janë të mjaftueshëm!

Civili kërkon të rishikohen të gjitha rregulloret ligjore sipas të cilave u jepen privilegje të tepërta edhe funksionarëve aktualë, edhe atyre në largim. Në kohë kur po na vdesin fëmijë për shkak të shëndetësisë së keqe, kur të rinjtë në përqindje të madhe janë gjysmë analfabetë, kur njerëzit janë të uritur dhe ngrijnë nëpër shtëpitë e tyre, nuk mund të shpenzohen nga 165.000 euro në vit për asnjëri,  qoftë ai edhe ish president.

Civili kërkon sjellje të standardeve sipas të cilave prokurimet do të jenë jo vetëm transparente por edhe racionale! Makinat nuk guxojnë të jenë luksoze, as në numër të madh, por të jenë në pajtim me nevojat praktike të institucioneve dhe njerëzve që i udhëheqin. E njëjta vlen për të gjitha aspektet tjera të shpenzimeve të tyre.

Njëkohësisht, e informojmë Kuvendin e RMV se në Civil për çdo ditë arrijnë propozime për ndryshime dhe ndërhyrje në një varg përcaktimesh ligjore me të cilat rregullohen privilegjet, por edhe një varg procedurash të shtrenjta në domene të ndryshme të funksionimit të institucioneve në të gjitha nivelet e pushtetit në shtet.

FUND SHPËRDORIMIT!

Kanalet në të cilat do të kryhet transmetimi drejtpërdrejt i tribunës FUND SHPËRDORIMIT më 5 qershor ( e mërkurë) me fillim në ora 17.

CIVIL YouTube
CIVIL Facebook

Kontaktet në të cilat mund të dorëzohen komente dhe propozime:

civil@civil.org.mk

deralla@civil.mk

www.facebook.com/civil.mk