• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Dimitrovska: Edhe personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë të zgjedhjes!

April 16, 2019
in BALLINA, LAJME
Dimitrovska:  Edhe personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë të zgjedhjes!
Share on FacebookShare on Twitter

“E drejta e zgjedhjes është e drejtë e njeriut. Në vendet demokratike kjo e drejtë praktikohet, ndërsa te ne, kjo konsiderohet si privilegj”, vlerëson Bllagica Dimitrovska, kryetarja e shoqatës “Inkluziva”, e cila nga viti 2016 punon për rritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në procesin politik dhe zgjedhor.

“Në vendin tonë ende nuk ekziston deputet që është person me aftësi të kufizuar, dhe nuk ekziston demokraci nëse nuk kyçen në çdo vend, sepse kjo është e drejta e tyre”, vlerësoi Dimitrovska.

“Motoja ynë në këto zgjedhje është #Zgjedhje inkluzive, mundësim i mjedisit inkluziv votues për personat me aftësi të kufizuara”, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, por edhe me organizatat tjera që i përfaqësojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në vendvotimet. Votimi në kushte shtëpiake nuk është e drejtë, është kufizim!”, theksoi Dimitrovska.

Ajo i numëroi kontributet e deritanishme të “Inkluzivës” në proces zgjedhor, siç është shablloni për votim për persona të verbër në zgjedhjet lokale, vendi për nënshkrime dhe ilustrimet për proceset e votimit, të cilat në procesin zgjedhor janë marrë nga KSHZ.

“Nga monitorimi ynë i fundit përfunduam  se 71% nga vendvotimet nuk kanë qasje fizike. Arsimi, punësimi i personave me aftësi të kufizuara, socializimi dhe dalja nga shtëpia janë të lidhura me qasjen në vendvotime”, vlerëson Dimitrova.

Liderja e “Inkluziva” theksoi se 40 persona me aftësi të kufizuara do të marrin pjesë si vëzhgz=ues në zgjedhjet. Në emër të personave me aftësi të kufizuara, Dimitrovska apeloi të mos sjellën vendime për persona me aftësi të kufizuara, para zgjedhjeve, me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian. Ajo u bën thirrje institucioneve dhe mediave t’i informojnë dhe motivojnë personat me aftësi të kufizuara për besimin e tyre më të madh dhe përfshirjen në proceset politike.

Marija Vishinova

Kamera: Trpe Stojanovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Next Post
CIVIL: Liria e informimit nuk guxon të rrezikohet!

CIVIL: Liria e informimit nuk guxon të rrezikohet!

Cilat janë rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve?

Qendra për shtyp e Civilit do të jetë e hapur 18 orë pandërprerë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom