• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ngjarje që nuk lëshohet: Konferencë “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria”

April 9, 2019
in BALLINA
Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria në organizim të CIVILit do të mbahet të mërkurën, 10 prill, në hotelin Park Rezidence ( pas stadiumit të qytetit) me fillim në ora 12. Në këtë konferencë, përfaqësueset dhe përfaqësuesit e Civilit do të ndajnë me publikun hollësira jo mjaftueshëm të njohura nga monitorimi i deritanishëm.

Për aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor do të flasin edhe: kryetari i KSHZ, Oliver Derkoski, kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska, zëvendës ministri për administratë, Aleksandar Bajdevski, këshilltari shtetëror pranë Avokatit të Popullit, Zoran Billbillovski, redaktori i “Slloboden Peçat”, Branko Gerovski, analisti politik, Sasho Ordanoski, kryetarja e Inkluziva, Bllagica Dimitrovska dhe tjerë.

 

Folëse dhe folës nga Civili do të jenë: Angella Petrovska, Maja Ivanovska, Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla, ndërsa moderatorë e konferencës do të jetë Biljana Jordanovska nga Civili. Keqpërdorimi i fëmijëve dhe të miturve në fushatë, gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme, keqpërodime, presione dhe kërcënime, financimi politik dhe fillimi i parakohshëm i fushatës zgjedhore janë vetëm një pjesë e gjetjeve të Civilit, që do të prezantohen në Konferencë.

Në konferencë janë të ftuar, ndërsa praninë veç më e kanë paralajmëruar më tepër përfaqësuese dhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë qytetare, ekspertë, mediave dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Në periudhën e kaluar, Civili ka publikuar një varg intervistash me përfaqësues të lartë të më tepër institucioneve relevante dhe përfaqësues të qeverisë, si dhe me ekspertë dhe media. Njëkohësisht, Civili ka publikuar edhe seri tekstesh edukative për procesin zgjedhor të cilat do të botohen edhe në publikimin onlajn me titull “Çdo gjë që deshët të dini për zgjedhjet”, që do të publikohet në platformën mediatike të Civilit gjatë konferencës.

Vite me radhë, para zgjedhjeve, Civili organizon konferencë të këtij lloji, me qëllim të forcohet vetëdija publike dhe të dorëzojë rekomandime për mbajtje të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike. Këtë vit, konferenca mbahet si pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Ekipi i Civilit për komunikim

 

Next Post
Sulejmani të përgjigjet për gjuhën e urrejtes

Sulejmani të përgjigjet për gjuhën e urrejtes

Billbilloski: Shpesh lëndohet e drejta e votimit te personat e gjykuar dhe e të sëmurëve

Billbilloski: Shpesh lëndohet e drejta e votimit te personat e gjykuar dhe e të sëmurëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom