Kategoritë

AVOKATI I POPULLIT Billbilloski: Shpesh lëndohet e drejta e votimit te personat e gjykuar dhe e të sëmurëve

Këshilltari shtetëror në zyrën e Avokatit të popullit, Zoran Billbilloski, në konferencën “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria” në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, paralajmëroi se do t’i ndjekin zgjedhjet presidenciale me vëmendje të madhe  dhe zgjedhjet lokale në tre komunat ku do të mbahen.

“Vërejtjet më të mëdha janë nga personat të cilët në periudhën zgjedhore i përtërijnë ose nxjerrin letërnjoftime të reja, ose bëhen të moshuar, në periudhën pas shpalljes së zgjedhjeve ose të referendumit. Asnjë nga ato persona nuk mundet ta realizojë të drejtën votuese, sepse shlyhen nga Lista e Votuesve…

Problemi i dytë është me realizimin dhe mbrojtjen e të drejtës votuese të personave që vuajnë dënimin me burg ose paraburgim, nga të cilët 30 deri 50% nuk kanë dokumente personale për identifikim dhe nuk gjenden ose janë të shlyer nga Lista e Votuesve dhe nuk mund të votojnë… Gjithashtu, nuk ka kurim efikas ligjor për personat që dalin nga burgu ose paraburgimi. KSHZ ua konsideron ankesat se u është shkelur e drejta votuese, se duhet, por nuk mund të votojnë, dhe përsëri paraqitet problemi se rregullorja është e tillë…”

Sipas Billbilloskit, Avokati i popullit konstaton diskriminim të kategorive të rrezikuara, siç janë edhe të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara.

“Pilot projekti i KSHZ të votohet në një shtëpi pleqsh, mirëpo ka më tepër shtëpi pleqsh në vendin. Nuk është për t’u nënçmuar numri i personave që gjenden në entet e gjerontologjisë , të cilët pa fajin e tyre nuk do të munden ta realizojnë të drejtën e tyre votuese”, tha Billbilloski.

“Si institucion kemi konstatuar se ka keqpërdorime të të dhënave personale përmes ueb faqes, përmes aplikacionit që shfrytëzohej për kontrollimin e Listës së Votuesve, u lejua, nëse kërkohet sipas kriterit të Komunës të shihen emrat dhe mbiemrat të të gjithë votuesve nga i tërë shteti, dhe jo – vetëm një emër dhe mbiemër siç premtonte përbërja e vjetër e KSHZ”, tha Billbilloski.

Ai theksoi se Avokati i Popullit do t’i ndjekë zgjedhjet presidenciale dhe se është i hapur për paraqitje të parregullsive nga qytetarët.

Dehran Muratov

Kamera: Trpe Stojkovski

Montazhi: Arian Mehmeti