Kategoritë

EDUKIM Çfarë duhet të dimë për fletëvotimin?

Fletëvotimi e ka rolin më të rëndësishëm në materialin zgjedhor. Kjo u mundëson qytetarëve ta plotësojnë të drejtën e tyre votuese dhe të zgjedhin lirë.

Fletëvotimi ka pesë variante: në gjuhën maqedonase, maqedonase dhe shqipe, maqedonase dhe turke, maqedonase, rome dhe shqipe, maqedonase, shqipe dhe serbe, varësisht nga komunat në të cilat jetojnë qytetarë të bashkësive të ndryshme etnike. Përskaj kësaj, do të përdoret edhe shabllon me alfabetin Braille për personat me vizion të dëmtuar.

Në fletëvotimin ka numër rendor, emri dhe mbiemri i kandidatit që e propozon kandidatin dhe simbol partiak nëse kandidati është i propozuar nga partia. Në anën e kundërt të fletëvotimit ka element giosh, që nuk mund të kopjohet ose skanohet.

Fletëvotimi ka elemente të dukshme dhe të padukshme, të cilat shërbejnë për mbrojtje. Ka fije në dy ngjyra – të dukshme, dhe dy fije të ndryshme dhe të padukshme, të dukshme vetëm nën UV llambë. Kompania që e bën shtypjen e fletëvotimeve propozon një element të fshehtë dhe të padukshëm, e gjithashtu edhe kryetari i Komisionit propozon një, të cilin e di vetëm ai.

Për një votues ka vetëm nga një fletëvotim.

Në koçanin e fletëvotimeve ka numërim, flamur, komuna dhe vendvotim.

Gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor përpilohet procesverbal në të cilin duhet të shkruhet numri total i fletëvotimeve me numrat serik dhe numri i nevojshëm i listave të kandidatëve që vendosen në ambientet për votim, si dhe material tjetër i nevojshëm për votim.

Procesverbalin e nënshkruajnë kryetari dhe anëtarët e këshillit zgjedhor dhe anëtari i këshillit komunal zgjedhor i cili e dorëzon materialin.

Nëse përfaqësuesit e pranishëm të dorëzuesve të listave kanë vërejtje për dorëzimin e materialit zgjedhor, ata kanë të drejtë t’u mundësohet të evidentohen në procesverbal dhe të jenë bazë në procedurën për mbrojtjen e të drejtës votuese.

Gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor, të drejtë prezence kanë edhe vëzhguesit e autorizuar.

A. Petrovska

 

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.