Kategoritë

OBJEKTIVI QYTETAR Ne jemi mediat në Çarshinë e Shkupit

CIVIL – Qendra për Liri organizon ngjarje të hapur në temën “Qytetarët vëzhgojnë, incizojnë, publikojnë” në Çarshinë e Shkupit, para universitetit të Evropës Juglindore, të mërkurën më 3 prill në ora 18.

Ekipi i Civilit do t’i projektojë punimet e deritanishme të shpërblyera në kornizat e projektit Objektivi qytetar, ndërsa do të jetë në dispozicion të përgjigjet në pyetjet e qytetarëve të interesuar për projektin dhe kushtet për pjesëmarrje në ciklet mujore garuese në projketin.

Me muzikë, projektime dhe biseda, Civili do të tentojë ta promovojë gazetarinë qytetare, por edhe t’u shpjegojë gazetareve dhe gazetaëve qytetarë se si mund të ndihmojnë në vëzhgimin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale.