Kategoritë

EDUKIM Çfarë do të thotë fushatë zgjedhore?

“Fushata zgjedhore është paraqitje publike e kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente dhe programet e tyre në periudhën parazgjedhore për zgjedhje të caktuara”, thuhet në fjalorin në nenin 2 të Kodit Zgjedhor. Më tej, në nenin 69-a, Kodi më hollësisht e definon fushatën si:

“Tubim publik dhe ngjarje tjera publike nga ana e pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, vendosja publike e pllakateve, video prezantimeve në vende publike, paraqitje mediatike zgjedhore dhe në internet, shpërndarje e materialeve të shtypura dhe paraqitje publike e kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre”.

Sipas ligjit, fushata fillon 20 ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve, që për zgjedhjet presidenciale do të thotë – nga 1 prilli. Më tej, në pjesën penale, ligji parasheh gjoba për shkelje të ndryshme të përcaktimeve të fushatës.

Atëherë, pse tre kandidatët presidencialë – Gordana Siljanovska Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka ka kohë që i filluan fushatat dhe i zbatojnë për çdo ditë?

Sepse, sipas ligjit të njëjtë, këto ende nuk janë fushata.

Fjala kyçe në definicionet e fushatës është përfaqësimi i kandidatëve të “konfirmuar. Ndërsa tre kandidatët tonë në fushatë kanë afat deri më 21 mars ta konfirmojnë kandidaturën e tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Deri atëherë, siç e pranon KSHZ, por me siguri edhe deri në fillimin formal të fushatës parazgjedhore, fushatat e tyre janë “Takime partiake”.

Igor. K. Ilievski