Kategoritë

PARREGULLSI Ryshfeti i votuesve është shkelja më rëndë e të drejtës së votimit

Ryshfeti zgjedhor ndikon në privatësinë e votimit dhe mbrojtjen e të drejtës votuese. Ryshfeti ndikon drejtpërdrejtë edhe mbi rezultatin e fundit të zgjedhjeve. Për ryshfet më së tepërmi shfrytëzohen votuesit e rrezikuar socialë ose janë anëtarë të ndonjë partie politike ose në ndonjë formë varen nga vendimmarrjet e organeve përkatëse dhe institucioneve që janë në relacion me qendrat e fuqisë.

Biljana Jordanovska

CIVILI filloi me publikimin e teksteve të shkurta edukative për llojet e ndryshme të parregullsive zgjedhore, me të cilat tenton të kontribuojë ndaj forcimit të vetëdijes publike për të drejtën e votës dhe parandalimin e parregullsive zgjedhore.  Mes këtyre teksteve është edhe teksti për ryshfetin e votuesve, një nga format më të rënda të shkeljes së të drejtës votuese. Në këtë tekst i përkujtuam bashkëqytetarët tone se:

“E drejta e votimit nuk është privilegje. Kjo është e drejtë të cilën askush nuk guxon ta merr, kufizojë ose manipulojë. Me të drejtën e votimit askush nuk ka të drejtë të bëjë tregti ose ta kushtëzojë vullnetin e ri të votuesve me shërbime, beneficione, para, siguri, ose përfitime tjera, të drejta ose ndalesa… “, shkruan në tekstin “E drejta ime votuese”, publikim edukativ i Civilit për forcimin e vetëdijes publike, edukimit dhe mobilizimin e qytetarëve për përmirësimin e proceseve zgjedhore që e definojnëqartë ryshfetin zgjedhor.

Ryshfeti i votuesve shpesh është i drejtuar ndaj kategorive më të rrezikuara të qytetareve dhe qytetarëve. Të varfrit, ata që varen nga ndihma sociale, të cilët nuk mund ti paguajnë llogaritë për rrymë ose ujë, që nuk kanë për bukë… Ata janë votuesit më të “lirë”, ndërsa ryshfeti për votat e tyre shpesh është nga 500 denarë për njeri. Mirëpo, kjo shumë shpesh zëvendësohet me thes mielli, paqetë me mjete për pastërti, dhe shpesh me pagesë të llogarive.

Ryshfeti i votuesve më shpesh ndodh në ditën e votimeve. Atëherë, trupi votues u nënshtrohet kërcënimeve, ofrimeve për vende pune, por edhe ryshfet. Ryshfetin e zbatojnë edhe ushtarët më të thjeshtë partiakë, por edhe funksionarë. Ky është operacion i sofistikuar dhe i organizuar mirë që kushton shumë para.

Nëse lëshimi është bërë gjatë fushatës zgjedhore kur “tregtitë” kryhen me shkuarje derë më derë, thirrje nëpër zyrat e krerëve, atëherë hapësira rreth dhe para vendvotimeve, përveç për numërimin e votuesve, kush ka hyrë kush ka dalë, shërbejnë edhe për presion plotësues, përkujtim për tregtinë e bërë, por edhe për blerje plotësuese të votave.

Në vitin 2014 gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Civili erdhi deri te një video incizim në të cilin një qytetar pohon se ai dhe anëtarët e familjes kanë pranuar nga 500 denarë që të votojnë për një nga kandidatët presidencialë në ato zgjedhje.

Në vitin 2016 gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Civili dokumentoi edhe dëshmi për ryshfet të votuesve të punësuar në administratë. Një funksionar lokal i VMRO-DPMNE dhe i punësuar në administratë në një komunë për ryshfet të banorëve në një fshat në atë komunë, që të votojnë për partinë qeverisëse. Një pjesë nga ata votues është dashur tu ofrojnë ryshfet edhe votuesve tjerë.

Vitin e njëjtë një gazetar qytetar dërgoi në Civil një video incizim nga dita e zgjedhjeve, 11 dhjetor, në të cilin bashkëbiseduesi tregon emra të funksionarëve lokalë që kanë kryer ryshfet, sa ka kushtuar një votë, emrat e të gjithëve që kanë qenë të përzier në procesin dhe funksionet e tyre në administratën publike.

Mjaft ilustrues është e dha rasti për manipulimet lidhur me ryshfetin e votuesve. CIVILI në vitin 2017 ) zjgedhje lokale) publikoi listë të cilën VMRO-DPMNE e dërgoi te bashkësia ndërkombëtare e emra organizatash, por edhe njerëz konkretë për të cilët partia pretendonte se do të kryejnë ryshfet të votuesve. Kjo listë u publikua në mënyrë integrale në CIVIL Media dhe u dorëzua deri te të gjithë vëzhguesit dhe bashkëpunuesit e Civilit për kontrollin e informatave nga dokumenti. Rezultati i këtij monitorimi të përforcuar dhe verifikimi i gjetjeve të VMRO-DMNE ishte se Civili nuk gjeti asnjë verifikim për këto akuza, por njëkohësisht deri në organizatë arritën paraqitje për ryshfet të votuesve që nuk ishin të lidhur me asnjë nga të numëruarit në këtë dokument kontrovers.

Këto disa shembuj në vargun e të detektuarve gjatë viteve nga Civili, si organizatë me përvojë të gjatë në monitorimin zgjedhor, e pasqyrojnë realitetin zgjedhor në vendin ku ryshfeti zgjedhor është një nga mënyrat më të shpeshta për fitimin e rezultateve zgjedhore.

Ryshfeti zgjedhor ndikon në privatësinë e votimit dhe mbrojtjen e të drejtës votuese. Ryshfeti ndikon drejtpërdrejtë edhe mbi rezultatin e fundit të zgjedhjeve. Për ryshfet më së tepërmi shfrytëzohen votuesit e rrezikuar socialë ose janë anëtarë të ndonjë partie politike ose në ndonjë formë varen nga vendimmarrjet e organeve përkatëse dhe institucioneve që janë në relacion me qendrat e fuqisë.

Por, si në luftën kundër ryshfetit të votuesve?

Kuptohet, ekzistojnë ligje të cilat e rregullojnë ose shpjegojnë ryshfetin zgjedhor, Kodi Zgjedhor, Kodi Penal, Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, detyrat e veta ligjore në rast të ryshfetit zgjedhor ka edhe Ministria për punë të brendshme, por problemi mbetet.

Për shembull, në Ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit, ryshfeti i votuesve definohet në nenin 37 paragrafi 1 dhe 2, sipas të cilit nëse KSHZ kupton ose ka baza për dyshim për ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, gjegjësisht, për premtimin ose dhënien e dhuratës, ose përfitim tjetër për vete ose për dikë tjetër, votuesit gjatë zgjedhjeve ose votimit në referendum, të votojë ose të mos votojë, ose të votojë për kandidat të caktuar ose vendim të caktuar, për këtë pa prolongim duhet ta informojë prokurorin publik përkatës. Ai, në afat prej 30 ditë pas arritjes së informatës duhet ta informojë KSHZ për masat dhe aktivitetet që do ti ndërmerr prokuroria.

Sipas këtij ligji, edhe oferta për ryshfet është e dënueshme. Sipas nenit 64 secila formë e shkeljes së neutralitetit në aspektin e zbatimit të zgjedhjeve përmban rrezik aktiv nga frikësimi ose ryshfeti i qytetarëve nga pozita momentale e një partie të caktuar. Në kushte kur pjesa më e madhe e administratës varet nga vullneti politik i partisë në pushtet, dhe në situatë kur është i mundur aplikimi selektiv i ligjeve në aspektin e biznes komunitetit, mungesa e neutralitetit partiak dhe kyçja aktive e Kryeministrit  dhe ministrave në procesin zgjedhor, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të rregullores së këtij kodi.

Por, nëse kthehemi në fillimin e tekstit, përgjegjësinë do ta kenë edhe vetë qytetarët. Pse? Sepse këtë të  drejtë votimi të garantuar me kushtetutë,  e shfrytëzojnë për përfitime partiake, përfitime pesronale, shpesh edhe për shkak të presioneve, shantazhimeve dhe kërcënimeve. Më lehtë e kanë të pranojnë ose ofrojnë ryshfet për mbrojtjen e familjes, shpesh ekzistencial, sesa ta mbajnë integritetin dhe votimin sipas bindjes personale.

Ne askujt asgjë nuk i kemi borxh. Por si votues duhet ti luftojmë ndikimet e dëmshme nga kjo mënyrë e “tregtisë” me të drejtën tonë të garantuar të votimit.

 

Me qëllim të kontributit ndaj forcimit të vetëdijes publike për të drejtën e votimit, si dhe për parregullsitë në proceset zgjedhore, Civili filloi me seri tekstesh edukative për aspektet e ndryshme të proceseve zgjedhore.

Qytetarët dhe qytetaret që kanë informata për shkeljen e të drejtës së votimit, keqpërdorimeve, presioneve dhe parregullsive tjera gjatë procesit zgjedhor, munden të dërgojnë paraqitje në onlajn formularin Zgjedhje të Lira ose të kontaktojnë me Civilit në monitoring.civil@gmail.com, në inboks në Fb faqen e Civilit ose të paraqiten në 02/5209176.